Provo te jetosh nje dite si Ebu Bekri

0
2541

Provo te jetosh nje dite si Ebu Bekri

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thene: I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:

“Cili prej jush eshte gdhire sot i agjerueshem?”

Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

Tha: “Cili prej jush ka prezantuar sot ne xhenaze?”

Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

Tha: “Cili prej jush i ka ushqyer sot nje nevojtar?”

Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

Tha: “Cili prej jush ka vizituar sot ndonje te semure?”

Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Nuk mblidhen keto te nje person vecse ai hyne ne xhenet.” Muslimi

Shejh Albani (Allahu e meshirofte!): Ne hadith tregohet vlera e Ebu Beker es-Sidik-ut radijAllahu anhu dhe pergezimi i tij me xhenet. Hadithet ne lidhje me te jane te shumta dhe saktesohen.

Ne hadith tregohet vlera dhe miresia e bashkimit mes ketyre veprave ne nje dite te vetme.

Dhe se bashkimi (gjendja) e tyre te nje person eshte pergezim per te me xhenet.

Allahu na befte prej banoreve te tij!
“Es-Sahihah” vell. 1