Nuk do të ndodhë Dita e Gjykimit pa dal këto 7 shenja.

Na ka treguar ne Ebu Khajtheme Zuhejr Ibn Harb, Is`hak Ibn Ibrahim dhe Ibn Ebi Umer El-Mek-kij, na ka treguar ne Sufjan Ibn Ujejne nga Furat El-Kazazi nga Ebu Tufejl nga Hudhejfe Ibn Usejd El-Gifarij i cili ka thënë:

“Doli tek ne Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe ne ishim duke u përkujtuar dhe na tha: “Çfarë po përkujtonit?”

I thamë:
“Po përkujtonim Ditën e Gjykimit.”

Ai salAllahu alejhi ue selem tha:

“Dita e Gjykimit nuk do të ndodh derisa të shikoni para saj dhjetë shenja.”

Të cilat i përmendi:

1.Tymi

2.Dexhalli

3.Kafsha (që del nga toka)

4.Lindja e diellit nga perëndimi

5.Zbritja e Isait të birit të Merjemit (alejhis selam!)

6.Jexhuxhët dhe Ma`xhuxhët.

7.Tri shembjet (hapjet e tokës), një në lindje, një në perëndim dhe një në gadishullin Arab dhe e fundit prej tyre (shenjave) do të jetë zjarri që del nga Jemeni i cili do t`i mbledh njerëzit në vendtubimin e tyre.”

Sahihu Muslim (2901)

Read Previous

Vlera e madhe e kohës se ikindisë

Read Next

10 rregulla të rëndësishme për femrat në Islam