Largohuni nga ndalesat dhe puno me ato që ju urdherohen

0
836

Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

‘Çdo gjë ua kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse çdo gjë ju kam urdhëruar, punoni nga ato sa të mundeni, sepse asgjë nuk i ka shkatërruar ata që kanë qenë para jush, përveç shumë pyetje të tepërta të tyre dhe mosnënshtrimi i tyre pejgamberëve të tyre.”
(Buhariu dhe Muslimi)

Disa përfitime nga hadithi;

1- Detyrshmëria e bindjes ndaj Profetit -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- në urdhërimet dhe ndalimet.

2- Detyrshmëria e veprimit të urdhërimeve, sipas mundësisë së vepruesit. Nëse vepruesi nuk ka mundësi t’i veprojë të gjitha urdhërimet që urdhërohet vepron nga këto ato që ai mundet.

3- Lënia e shkaqeve që të shpejnë në haram, sepse kjo futet në kuptimin e shmangies.

4- Ndalimi i pyetjeve të shumta për shkak se ato përfshijnë kokëfortësinë dhe mosbindjen ndaj asaj që pyetet.

5- Ndalimi i kundërshtimit të Profetit -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ose mosbindjes së tij në atë që urdhëron dhe atë që ndalon.

6- Kombet e tjera u shkatërruan për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit të tyre ndaj Profetëve.

7- Dhe ky shkatërrim vjen si shkak i kufrit të tyre dhe mëkateve që bëjnë dhe me dënime shkatërruese të dukshme ndaj tyre.

8- Origjina është mongarkimi i njeriut me ndonjë obligim deri sa të kemi argumentin për veprimin e ndonjë vepre ose ndalimi nga ajo.

Suad Shabani