Hadith Madhështor
Ebu Dheri transmeton se i Dërguari i Allahut {alejhi selam} ka thënë se Allahu i Madhëruar ka thënë:
“O robërit e Mi! Unë ja kam ndaluar Vetes padrejtësinë, por e kam ndaluar atë edhe për ju, prandaj mos dhunoni njëri tjetrin!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni në humbje, përveç atij që Unë udhëzoj, prandaj kërkoni udhëzimin Tim, që tju udhëzoj!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që Unë e ushqej, prandaj kërkoni t’ju ushqej, dhe unë do t’ju jap!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atijë që unë e vesh, prandaj më kërkoni veshje, unë do t’ju vesh!
O Robërit e Mi! Vërtetë, ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fal të gjitha mëkatet, prandaj më kërkoni falje, që t’ju fal!
O robërit e Mi! Ju nuk do të arrini kurrë të bëni diçka që do të më dëmtonte, dhe as të bëni diçka që do të më sillte dobi.
O robërit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur të gjithë njerëzit dhe xhinët të ishin të devotshëm si zemra më e devotshme e njeriut, kjo nuk do ti shtonte asgjë sundimit Tim.
O robërit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur të gjithë njerëzit dhe xhindët të mblidheshin në një vënd, të më luteshin, e Unë t’jua plotësoja dëshirat dhe lutjet secilit prej jush, zotërimi Im nuk do të pakësohej as aq sa pakësohet deti kur del një gjilpërë.
O robërit e Mi! Këto janë veprat tuaja, të cilat Unë i ruaj, i llogaris dhe ju shpërblej në bazë të tyre. Kush gjen mirë, të falenderojë Allahun, ndërsa kush gjen tjetër gjë, të mos fajësojë tjetër kënd veç vetvetes.”
Muslimi