Edukata gjatë ngrënies së ushqimit

0
2220

Edukata gjatë ngrënies së ushqimit;Fillimi i ngrënies së ushqimit me përmendjen e Allahut(Bismilah)

Pra, fillon ngrënien e ushqimit duke përmendur Allahun dhe e ngrit pak zërin duke thënë Bismilah me qëllim që ta ndëgjojnë të tjerët, ngase dikush mund të harrojë përmendjen e Allahut, e me të dëgjuarit e përmendjes nga dikush tjetër, i kujtohet se ka harruar ta përmend Allahun dhe e përmend pastaj nga ai moment Allahun.Mjafton përmendja e Allahut njëher gjatë ngrënies dhe pirjes.

Transmetohet nga Umer Ibën Ebi Seleme, radijAllahu anhuma, se ka thënë:Më tha mua i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem;
“ Përmende Allahun( thuaj Bismilah), ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.”(Mutefekun alejhi).

Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
” Nëse dikush prej jush dëshiron të hajë ushqim le ta përmend emrin e Allahut(le të thotë: BISMILAH).

Po që se harron ta përmend Allahun në fillim(të ngrënies së ushqimit), atëherë le të thotë; Me emrin e Allahut në fillim e në mbarim.”(Shënuan: Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih).

Transmetohet nga Xhabiri, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:Në momentin kur njeriu hynë në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun gjatë hyrjes së tij në shtëpi dhe gjatë ngrënies së ushqimit, atëherë shejtani u thotë parisë së tij(shokëve të tij):Nuk ka sonte për ju as fjetjes e as ushqim, darkë(në këtë shtëpi).

Por, në të kundërtën nëse nuk e përmend Allahun gjatë hyrjes(në shtëpinë e tij), shejtani u thotë shokëve të tij; E arritët(e gjetët) fjetjen sonte(në këtë shtëpi).

Po që se harron ta përmend Allahun edhe gjatë ngrënies së ushqimit, shejtani thotë:E arritët fjetjen dhe ngrënien e ushqimit( e darkës në këtë shtëpi).”(Shënon: Muslimi).Suad Shabani