Bajrami dhe xhumaja në të njëjtën ditë

0
1084

Bajrami dhe xhumaja në të njëjtën ditë

Nëse xhumaja dhe Bajrami përkojnë në të njëjtën ditë, nuk është më obligim xhumaja dhe në vend të saj falet vetëm namazi i ylesë.
Ebu Hurejra përcjell se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“U mblodhën në këtë ditë dy festa. Kush dëshiron (le ta dijë se), namazi i Bajramit i mjafton atij dhe ne do të jemi të mbledhur (për namazin e xhumasë).” 
Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe e saktesoi Albani
Nga Ata bin ebi Rabahu përcillet: “Ibn Zubejri fali me ne namazin e Bajramit në ditën e xhuma, në fillim të saj. Kur shkuam për të falur xhumanë, ai nuk erdhi me ne dhe u falëm veç e veç. Kur erdhi Ibn Abasi nga Taifi, i treguam për këtë dhe ai tha: ‘E realizoi sunetin.’”
Ebu Daudi dhe hadithi eshte i sakte