A është kjo vepër hipokrizi?

0
1068

Transmetohet nga Ebu Rib’ij Handhale ibn Rebi’ el-Usejdijji, një nga shkruesit e të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem të ketë thënë:

“Më takoi Ebu Bekri radijAllahu anhu dhe më tha:

“Si je, o Handhale?” I thashë: “Handhale ka bërë hipokrizi!” (Ebu Bekri) Tha:

“Subhanall-llah (Lavdi i qoftë All-llahut), çfarë po flet?” Unë i thashë:

“Ne shkojmë tek i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem i cili na flet për

Xhenetin dhe Xhehenemin aq qartë, si t’i shihnim me sytë tanë, ndërsa kur dalim nga i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem ne jepemi pas dëfrimit me gratë, me fëmijët dhe gjëra të tjera dhe harrojmë shumicën nga ajo që dëgjuam.”

Ebu Bekri radijAllah anhu tha: “Pasha All-llahun, edhe ne veprojmë ashtu!”

Pastaj unë dhe Ebu Bekri u nisëm derisa erdhëm tek i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem, kur unë i thashë:

“Ka bërë hipokrizi Handhale, o i Dërguari i All-llahut!”

I Dërguari salAllahu alejhi ve selem tha:

“Ç’është ajo?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut ne ishim te ti dhe ti na e tërhoqe vërejtjen me Xhehenem dhe Xhenet aq qartë, sikur t’i shihnim me sytë tanë, por kur kemi dalë prej teje, ne e kemi vazhduar dëfrimin me gratë, fëmijët dhe gjërat e tjera të kësaj bote, saqë kemi harruar shumë nga ato që i kemi dëgjuar prej teje.”

I Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem tha: “Pasha Atë që e zotëron shpirtin tim, sikur të ishit të përhershëm – ashtu siç ishit tek unë, dhe sikur ta përkujtoni vazhdimisht këtë, juve do t’ju përqafonin dhe do t’jua kapnin duart engjëjt në shtratin tuaj dhe në rrugët tuaja, mirëpo o Handhale, orë pas ore!” Këtë e përsëriti tri here.”

(Transmeton Muslimi)