Hadithe te trilluara (meudua) qe nuk lejohet perhapja e tyre dhe as argumentimi me to:
1. ” Ate qe namazi i tij nuk e ndalon nga imoraliteti dhe veprat e ndaluara, nuk ka namaz per te.”
2. ” Afrohuni tek Allahu me poziten time, sepse ajo eshte e larte tek Allahu.”
3. ” Biseda ne xhami i ha veprat e mira ashtu sic ha zjarri drute.”
4. ” Ai qe prish abdesin dhe nuk merr perseri abdes, atehere nuk me ka respektuar mua.”
5. ” Ai qe kryen haxhin dhe nuk me viziton mua, atehere nuk me ka respektuar.”
Keto jane disa nga hadithet apo fjalet qe i jane mveshur padrejtesisht Profetit alejhi selam dhe dijetaret i kane zbuluar dhe klasifikuar si te trilluara, prandaj asnje muslimani nuk i lejohet perhapja e haditheve te tilla dhe as argumentimi me to.
Sqarim: Per gjykimin e ketyre haditheve si te trilluara i jemi permbajtur gjykimit te Shejh Albanit