Kuptimi i fjalës Hamd dhe Shukr
El Akhfeshu ka thënë: Hamdi është Lëvdata.
Eth-Thalebu ka thënë: Hamdi (Lëvdata) mund të jetë si rezultat i mirësisë që të ka bërë dikush apo edhe duke mos qenë fare i lidhur me diçka të tillë në mes, ndërsa Shukr (falënderimi) është gjithmonë mirënjohje kundrejt një mirësie që të është bërë.
Ibn Mendhuri në librin e tij el-Lisan ka thënë:
Hamdi dhe Shukri janë të përafërt në kuptim por Hamdi është me kuptim më të gjerë, sepse t`i mund ta lëvdosh dikë për qenien e tij, për atributet që ai gezon, si dhe për dhënien e tij bujare, ndërsa falënderimi nuk i drejtohet qenies dhe atributeve të tij personale, por vetëm bujarise dhe bamirësisë që ai të ofron.