Fjalë të dobishme!

Disa fjalë të dobishme!

Është caktim dhe urtësi e Allahut se njeriu i cili e braktisë një gjë të dobishme, megjithëse i ka mundësitë të përfitojë dobi nga ajo, atëherë ai do të sprovohet me preokupimin me një gjë të dëmshme. Prandaj ai që e braktisë ibadetin ndaj Allahut do të sprovohet me ibadetin ndaj idhujve, ai që e braktisë dashurinë apo frikën dhe shpresën tek Allahu do të sprovohet me dashuri apo frikë dhe shpresë ndaj tjetërkujt pos Allahut, ai që nuk e shpenzon pasurinë e tij në rrugën e Allahut do të sprovohet me shpenzimin e pasurisë në rrugën e shejtanit, ai që nuk nështrohet dhe përulet ndaj Allahut do të sprovohet me përulje dhe nënshtrim ndaj krijesave, ndërsa ai që e braktisë të vërtetën do të sprovohet me të kotën.

Marrë nga Tefsiri i Abdurrahman ibën Nasir Es Seadit, f. 60
Përktheu J. B.

Read Previous

Nuk ka perde mes lutjes se atij qe i eshte bere padrejtesi dhe Allahut

Read Next

” Perqendrohu drejte ashtu sic je urdheruar”