Xhumaja festa e muslimaneve

Rëndësia e xhumasë shfaqet në tre këndvështrime kryesore:

1- Xhumaja është shenjë dalluese e fesë islame dhe si e tillë ajo shpreh identitetin e myslimanit dhe kërkohet prej tij ta respektojë atë. Allahu i madhëruar, për respektimin e këtyre shenjave thotë në Kuran: ِى الـْقـُلـُوبَ تـَقـْوْهـَا مـِنَنـِِّ فـَإَّ اللَ شـَعـَائـِرْ يـُعـَظـِّمْمـَنَ وَلـِكَذ “

Po. Kush i madhëron shenjat e fesë së Allahut, ajo është prej devotshmërisë së zemrave” suretu El-Haxh: 32.

2- Xhumaja ka veçori, mirësi, rregulla, etj, të cilat përmbajnë shpërblime dhe begati të mëdha për besimtarin, që nuk duhet t’i kalojnë pa i shfrytëzuar.

Profeti -alejhi selam- thotë: “Zoti juaj ka vënë aroma mirësie në kohën tuaj, prandaj shfaquni para tyre se ndoshta ju prek ndonjëra nga ato, e të mos brengoseni kurrë pas tyre”.

E transmeton Taberaniu dhe e saktëson sheikh Albani.

3- Xhumaja është festë javore që përsëritet shpesh gjatë muajit dhe vitit dhe sa më i shpeshtë të jetë kontakti i besimtarit me të, aq më e nevojshme është që ai të mësojë rreth saj.

Kështu, dita e xhuma është dita më e madhe e javës për myslimanët dhe angazhimet e tyre fetare përgjatë saj do të jenë gjithmonë më shumë se në çdo ditë tjetër, prandaj le të njihemi gjerësisht me të, sepse një pjesë e identitetit të tyre fetar dhe e begatisë në punët e tyre lidhet me të!

Dr. Abdullah NABOLLI

Read Previous

Porosi te bukura profetike

Read Next

Mos e harro kurre kete lutje.