Veprat e ditës së xhuma ndahen në tre pjesë:
1.Veprat para namazit të xhumasë.
2.Veprat pas namazit të xhumasë.
3. Veprat që mund të bëhen pas namazit ose para namazit të xhumasë.
Veprat para namazit të xhumasë janë:
a.Gusli (larja e tërë trupit).
b.Veshja e rrobave më të bukura dhe më të mira.
c.Parfymosja e trupit dhe rrobave.
d.Shkuarja herët në namazin e xhumasë.
Veprat pas namazit të xhumasë:
Lutja në kohën e pranimit të lutjeve, ditën e xhuma deri në perëndim të diellit.
Veprat që mund të bëhen pas namazit ose para namazit të xhumasë:
a.Leximi i sures Kehf.
b.Shpeshtimi i salavateve mbi pejgamberin, alejhi selam.
Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han
Nga arabishtja: Suad B. Shabani