Surja qe duhet te lexosh ne naten dhe diten e xhuma

0
9193

Leximi i disa pjesëve të veçanta të Kuranit në namazin e sabahut, gjë të cilën e bënte edhe në namazin e xhumasë.
Ibn Abasi radiallahu anhu tregon: “Profeti alejhi selam në namazin e sabahut të ditës së xhuma, lexonte suren Es-Sexhde dhe suren El-Insan. Ndërsa në namazin e xhumasë lexonte suren El-Xhumuah dhe suren El-Munafikun” e transmeton Muslimi.

Përzgjedhja e këtyre pjesëve kuranore nuk është e paqëllimtë nga ana e profetit -alejhi selam-, sepse përmbajtja e tyre u përshtatet veçorive të ditës së xhuma për të cilat ai na ka njoftuar.

Ibn Hubejra (dijetar i madh i kohës së dinastisë Abasite i vdekur në vitin 560H -Allahu e mëshiroftë-) në komentimin e këtij hadithi, thotë:
“Leximi i sures Es-Sexhde dhe El-Insan, në namazin e sabahun të ditës së xhuma, i përshtatet veçorive të Ademit alejhi selam të cilit iu përkulen melaiket e Allahut dhe krijimit të tij në ditën e xhuma. Ndërsa leximi i sures El-Xhumuah dhe El-Munafikun, në namazin e xhumasë, i përshtatet përmendjes së xhumasë dhe qortimin e atyre që ranë në kundërshtim për zgjedhjen e saj”.
Kështu, leximi i këtyre pjesëve kuranore për besimtarin do të thotë kujtim i vlerave të xhumasë dhe për pasojë ai do ti kushtojë asaj interesin e duhur.
2- Leximi i sures El-Kehf gjatë ditës së xhuma apo natës së saj.
Ebu Said El-Khudrij -radiallahu anhu- në lidhje me këtë praktikë thotë se profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Kush lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, ajo do ta ndriçoje atë mes dy xhumave” e transmeton Hakimi, Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani.

Imam Shafiu -Allahu e mëshiroftë- thoshte: “E dua leximin e sures El-Kehf natën e xhuma, apo ditën e saj, për shkak të atyre citateve profetike të përcjella në lidhje me të”.
Edhe leximi i sures El-Kef në ditën e xhuma duhet të ketë ardhur për shkak te përmbajtjes së saj, sepse ajo si temë kryesore në përmbajtjen e saj ka qëndresën e rrallë të disa besimtarëve të hershëm në besimin e tyre, të cilët Allahu i madhëruar i bëri shembull të mirë për mbarë njerëzimin me përkrahjen dhe ndihmën e çuditshme që patën prej Tij.
Ajo gjithashtu përshkruan edhe disa ngjarje të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veçoritë e xhumasë si: historia e Ademit -alejhi selam- me Iblisin, ora e fundit e dynjasë dhe disa shenja të afrimit të saj, kiameti dhe tmerret e tij, sepse këto ngjarje siç jemi njoftuar, ose kanë ndodhur ditën e xhuma, ose do të ndodhin në këtë ditë.
Pra, edhe leximi i kësaj surje është një tjetër kujtim me veçoritë e ditës së xhuma dhe rëndësisë së saj.

©xhamiambret.com