Ku ndryshon dita Xhuma nga ditët e tjera

0
496
 “ Dita e xhuma është një ditë në të cilën është e pëlqyer angazhimi me adhurime në të. Ajo dallohet nga ditët e tjera me lloje të ndryshme të adhurimeve, qofshin ato të obligueshme apo vullnetare. Allahu i Lartësuar ka caktuar për ithtarët e çdo umeti një ditë në të cilën i kthehen adhurimeve dhe i lënë mënjanë angazhimet ditore.

Pra, dita e xhuma është një ditë adhurimi dhe në krahasim me ditët e tjera është si muaji i ramazanit ndër muajt e tjerë të vitit dhe momenti i pranimit të lutjeve në të është si nata e Kadrit në ramazan… .”

Ibn El Kajim – Allahu e mëshiroftë – në “ Zad El mead”: 1/386.