– Para se të ulemi në xhami e kemi obligim që të falim dy rekate . Argument për këtë është fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilën e transmeton Ebu Katade ku thotë:
” Nësë ndokush prej jush hyn në xhami le të mos ulet përderisa t’i falë dy rekatë.”
[Buhariu dhe Muslimi]
Po ashtu transmetohet prej Xhabir ibën Abdullahut i cili thotë:
” Derisa Pejgamberi paqa e Zotit qofte mbi te mbante hutben e xhumasë, erdhi një njeri të cilin e pyeti Pejgambëri: A je falur? Ai tha: jo. Ngritu dhe falu, tha i Derguari i Zotit ”
[Buhariu dhe Muslimi]
Ky hadith paraqet dëshmi të qartë se ai që vonohet në namazin e xhumasë dhe hyn në xhami gjatë mbajtjes së hutbes, është i obliguar të falë dy rekate edhe përkundër faktit se çdo aktivitet gjatë hutbes është i ndaluar.
– Të ulemi aty ku gjejmë vend të lirë.
– Mos t’i kalojmë njerëzit në saffe dhe mos t’i shqetësojmë ata.
– Të mos ia kthejmë hatibit shpinën ose krahun derisa ai është në mimber, ndërsa hutbeja është duke u zhvilluar.