1. Të bëjmë dua dhe të kërkojm falje te All-llahu i Lartësuar sa më tepër, se në ditën e Xhuma është një moment kur All-llahu i pranon lutjet dhe pendimet.
2. Të dërgojmë selam dhe salavate për Pejgamberin alejhis-selam sa më tepër.
3. Të pastrohemi, parfumosemi dhe të veshim rrobat më të mira.
4. Të lexojmë suren El-Kehf, sipas hadithit:
“Kush e lexon suren El-Kehf në ditën e Xhuma do të ndriçohet me nur (dritë) çdo vepër që e ka bërë mes dy xhumave”. (Transmetojnë Nesaiu dhe Hakimi).
5. Të shkojmë sa më herët në xhami për të prezentuar në faljen e Xhumasë.
6. Pasi ta falim farzin e Xhumasë, le t’i falim edhe katër rekate sunnet të Xhumasë.
Sipas hadithit “Kur të falni (farzin) pas Xhumasë, falni katër rekate (sunnet të Xhumasë)”. (Transmeton Muslimi).