Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem është pyetur: “Cilat gra janë më të mirat?” Dhe ka thënë: “Ajo të cilin kur bashkëshorti i saj e shikon, (ai) gëzohet…” Kjo do të thotë: ajo i kushton vëmendje pamjes së saj, aromës, dukjes fizike. “…e cila i bindet burrit kur e urdhëron dhe nuk rebelohet (nuk tregohet kryeneçe apo sillet keq me te) në veten e saj dhe pasurinë e saj në ato gjëra që burri i saj i urren.”
Dhe ka thënë në një hadith: “Gratë më të mira janë ato të cilat i duan shumë burrat e tyre, që bëjnë shumë fëmijë, që nuk janë të ashpra (rebele, të rënda, por janë të degjueshme), që u bëhen krahë burrave të tyre (duke u munduar t’ua lehtësojnë problemet e kësaj bote dhe duke i ndihmuar në kryerjen e veprave të mira), nëse e kanë frikë Allahun”, që do të thotë: ajo gjë e cila i nxitë në kryerjen e këtyre veprime është kërkimi i kënaqësisë së Allahut dhe frika ndaj Tij.
Hoxhë Petrit Perçuku