Urtësia e ligjësimit të zekatit të fitrit

0
912

Zekati i fitrit është adhurim për Allahun, pastrim për shpirtin nga lakmia dhe kopracia, pastrim për agjëruesin nga çdo fjalë apo vepër e pahijshme që mund të ketë thënë gjatë agjërimit të tij dhe gjithashtu shërben si ushqim për të varfrit.

Përcillet se Ibn Abas ka thënë: “ Profeti alejhi selam bëri detyrë zekatin e fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe veprat e pahijshme si dhe ushqim për të varfrit.”

Ebu Daud dhe Ibn Maxhe