Si te kesh nje Ramazan te begatshem

0
1715
Middle Eastern Culture Men sit together.

Ez-Zuhriu, dijetari i madh në kohën e tabi’inëve, thoshte: “Ramazani është i karakterizuar nga leximi i Kuranit dhe bamirësia”.

Këto dy vepra kanë qenë praktikë e Profetit (alejhi selam!) në Ramazan.

Ibën Abasi thoshte: “I Dërguari i Allahut (alejhi selam!) ka qenë njeriu më bujar, dhe bujarinë më të madhe e shfaqte në Ramazan, muaj në të cilin takohej me Xhibrilin. Ai takohej me të çdo natë të Ramazanit, duke e studiuar me të Kuranin. Në Ramazan, i Dërguari i Allahut ishte më i shpejtë në bujari sesa era kur fryn”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Pra, përveç agjërimit, i cili është obligimi kryesor, Profeti (alejhi selam!) shtonte dhe dy vepra të tjera për të fituar mirësinë e këtij muaji:

Leximin e Kuranit, sepse Ramazani është muaji i Kuranit.
Ky lexim mund të bëhet në namaz, gjatë teravive, ose edhe jashtë namazit.

Bujarinë.
Këtë ai e shfaqte duke ushqyer të uriturit dhe nevojtarët, si dhe duke u dhënë sadaka (ndihmë financiare) të varfërve.

Ushqimi më i mirë që ofrohet gjatë muajit të Ramazanit është t’u shtrosh iftar agjëruesve. Kjo, sepse Profeti (alejhi selam!) ka thënë: “Kush i shtron iftar një agjëruesi, do ta ketë shpërblimin njësoj si ai, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit”. (Transmeton imam Ahmedi. Albani e ka vlerësuar Sahih).

Kulmi i begatisë së Ramazanit gjendet në dhjetë netët e fundit të tij, kjo sepse midis atyre netëve gjendet Nata e Kadrit, e cila është e dalluar për shumë veçori, ndër të cilat përmendim:

Zbritja e Kuranit në këtë natë.
Argument për këtë, është fjala e Allahut të Madhëruar: “Ne e kemi zbritur atë (Kuranin) në Natën e Kadrit”. (Kuran, El Kadr 1).

Punët e mira në këtë natë shumëfishohen.
Kjo veçori është ndër shkaqet kryesore që e bëjnë atë natë më të mirë se një mijë muaj, siç thotë Allahu në Kuran: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. (Kuran, El Kadr 3).

3- Këtë natë zbresin engjëjt, dhe veçanërisht engjëlli Xhibril, siç thotë Allahu në Kuran: “Në të zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me caktimin e çdo gjëje”. (Kuran, El Kadr 4).

4- Kush e kalon këtë natë duke u falur dhe duke adhuruar Zotin, i falen të gjitha gjynahet e kaluara, siç ka thënë Profeti (alejhi selam!): “Kush e përjeton natën e Kadrit me adhurim ndaj Zotit, me besim të sinqertë dhe duke shpresuar shpërblimin, do t`i falen mëkatet që i ka bërë më herët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Për të arritur begatinë e kësaj nate, Profeti (alejhi selam!) i kalonte dhjetë ditët e fundit të Ramazanit i ngujuar në xhami (bënte itikaf), siç tregon Aisheja:

“Profeti (alejhi selam!) ka bërë itikaf dhjetëditëshin e fundit të çdo Ramazani, derisa ndërroi jetë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslim