Shlyeji gabimet gjatë muajit të Ramazanit me zekatin e Fitrit

0
959

♦️Jepe Sadakanë e Fitrit për të shlyer gabimet gjatë muajit të Ramazanit!✍️

▪️Agjëruesi për ta përsosur bereqetin muajit të Ramazanit duhet të shlyej gabimet gjatë tij të cilat ia prishin atij bukurinë dhe për këtë Allahu i madhëruar i ka kërkuar atij Sadakanë e Fifitrit.
Ibn Abasi radiallahu anhu thotë:
“Profeti alejhi selam ka bërë detyrë për çdo mysliman Sadakanë e Fitrit si pastrim për agjëruesin prej punëve të kota dhe fjalëve të ndyra dhe ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit të Bajramit është sadaka (fitri) e pranuar dhe kush e jep pas namazit është sadaka si çdo sadaka tjetër”
E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani.
▪️Hadithi tregon për shkakun e lartpërmendur të ligjësimin e Sadakatul-Fitrit dhe shton gjithashtu edhe diçka tjetër dhe që është fjala [ushqim për të varfrit].
Kjo tregon se Allahu i madhëruar ka dashur që të gjithë myslimanen të gëzojnë ditën e festës dhe se sadakaja e fitrit duhet të jetë ushqim dhe jo vlerë monetare (para).
▪️Gjithashtu hadithi tregon edhe për kohën e dhënies së sadakasë së fitrit duke i vënë kufirin e fundit të pranimit dhe që është koha para namazit të festës së Bajramit ndërsa kufiri i fillimit është: ose koha kur perëndon dielli i ditës së fundit të agjërimit dhe hyn nata e Bajramit ose koha e namazit të sabahut në ditën e festës. Mirëpo nëse agjëruesi ka zgjedhur të mos e shpërndajë vetë atë por tia japë atij që është caktuar për ta mbledhur atëherë mund ta nxjerrë atë një ose dy ditë para mbarimit të Ramazanit siç bënte Ibn Omeri -radiallahu anhu-.
Nafi shërbëtori i Ibn Omerit tregon: “Ibn Omeri ua jepte atë (sadakatul-fitri) atyre që e pranojnë (që e mbledhin) një ose dy ditë para Bajramit” e transmeton Buhariu.
♦️Për kë është detyrë sadakaja e Fitrit?✍️
▪️Sadakatul-fitri është detyrë për vetë njeriun dhe për të gjithë ata që i ka nën vartësi si: gruaja, fëmijët, shërbëtorët nëse ka etj siç thotë Ibn Omeri -radiallahu anhu-:
“Profeti -alejhi selam- ka urdhëruar për sadakatul-fitri ……………..të nxirret për robin apo të lirin, për mashkullin apo femrën për të voglin apo të madhin prej myslimanëve”
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Apo siç thotë Ibn Omeri sipas një transmetimi tjetër: “Profeti -alejhi selam- ka urdhëruar të nxirret sadkatul-fitri për të voglin të madhin të lirin, robin prej atyre që keni nën vartësi”
E transmeton Darakutni, Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani.
▪️Kufiri minimal për të varfrin është të ketë më shumë se shpenzimet e një dite dhe një nate dhe nëse ajo që tepron nga shpenzimet e një ditë dhe një natë arrin sasinë që kërkohet për ta nxjerrur atë atëherë është detyrë nxjerrja e saj.
♦️Llojet e ushqimeve që duhen nxjerrur dhe sasia e tyre?✍️
▪️Duhet të dimë se në sadekanë e fitrit futet çdo gjë që konsiderohet ushqim sipas zakonit të vendit. Në kohën e Profetit -alejhi selam- nxirrnin: grurë, elb, hurma arabe të thata, kos të thatë, rrush të thatë dhe i matnin ato me një lloj ene që quhet saë e cila merrte katër palë grushte.
Ebu Said El-Khudrij -radiallahu anhu- thotë: “E kemi pas nxjerrur sadakanë e fitrit një saë me ushqim: ose një saë me elb, ose një saë me hurma arabe, ose një saë me kos të thatë, ose një saë me rrush të thatë”
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
▪️Ndërsa për grurin në veçanti nxirrnin dy palë grushte siç tregon Urrue bin Ez-Zubejr: “Esma e bija e Ebu Bekrit nxirrte në kohën e Profetit -alejhi selam- për familjen e saj për të lirët dhe për robrit dy palë grushte prej grurit dhe një saë (katër palë grushte) prej hurmave apo një saë prej çdo lloj ushqimi që ushqeheshin” e transmeton Ahmedi, Ibn Ebij Shejbe, Tahauij dhe e saktëson sheikh Albani.
▪️Sot këtë enë që quhet saë e llogarisin në kilogram dhe duhet të dimë se përderisa ajo është enë jo të gjitha llojet në kilogram peshojnë njësoj sepse disa janë të lehta dhe disa janë të rënda ama ajo që ka kërkuar Allahu është një saë dmth katër palë grushte me përjashtim të grurit që është dy palë grushte pavarësisht se peshon lehtë apo rëndë.
Gjithashtu duhet të dimë se sot në ushqimet e kohës tonë futet edhe: orizi, makaronat, mielli, fasulja etj.

Dr. Abdullah Nabolli