Rregullat dhe fazat e detyrimit te agjerimit

0
708

– FAZAT E DETYRIMIT TЁ AGJЁRIMIT

Berai (r.a.) tregon: “Ka ndodhur me shokёt e Pejgamberit (a.s.) që, duke qenë me agjёrim, nëse i zinte gjumi në kohën e iftarit, ata nuk hanin më atё natё, as ditën vijuese, derisa vinte akshami tjetër. Kështu, njëherë, Kajs Ibn Sirmete el Ensari ishte me agjërim dhe, kur afroi koha e çeljes, i tha së shoqes: “A ka gjë për të ngrënë?” – “Jo, – i tha ajo, – por po dal e po kёrkoj diçka pёr ty.” Kajsi kishte qenë gjithё ditёn duke punuar, prandaj e zuri gjumi duke pritur. Kur erdhi gruaja dhe e gjeti në gjumë, i tha: “Ah, e humbe atë qё e kёrkove!” Dhe Kajsi nuk hëngri më. Por aty nga gjysma e ditёs sё nesёrme, atij i ra tё fikёt. Kur kjo ngjarje iu tregua Pejgamberit (a.s.), zbriti ajeti kuranor: “Tani ёshtё e lejuar pёr ju qё, gjatё netёve tё agjёrimit, tё shkoni mё bashkёshortet tuaja.” [Bekare 187]. Sahabёt u gёzuan shumё. Pastaj zbriti ajeti: “Hani dhe pini deri nё agim, atëherë kur tё dallohet peri i zi nga peri i bardhë.” [Bekare 187.[1]

Muadh Ibn Xhebeli (r.a.) ka thënë: “Namazi është ligjëruar nё tre faza, po ashtu edhe agjёrimi është ligjëruar nё tre faza…” Pasi ka shpjeguar fazat e namazit, ka folur pёr agjёrimin: “Në fillim, Pejgamberi (a.s.) agjёronte tri ditё në çdo muaj si edhe ditёn e Ashuras. Pastaj Allahu Lartësuar shpalli: “O ju që keni besuar, e keni detyrim agjёrimin, ashtu siç ishte detyrim për pararendësit tuaj….”, deri tek “…ushqen njё tё varfёr” në suren Bekare, ajeti 183. Në këtë fazë, besimtarët e kishin me zgjedhje: ose mund të agjёronin, ose nuk agjëronin, por ushqenin për çdo ditё nga njё tё varfёr. Kjo mënyrë e zёvendёsimit të agjёrimit ishte e lejuar. Më pas, Allahu i Lartёsuar shpalli: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani..” deri tek “le të agjërojë po aq ditë (sa ka lënë pa agjëruar) më vonë”, që bën të detyrueshëm agjёrimin pёr çdo njeri që e arrin muajin e ramazanit, ndёrsa pёr udhёtarin lejohet të mos agjërojë gjatë udhëtimit, por e ka detyrë zëvendësimin i ditёve që ka lënë pa agjëruar. Gjithashtu, u përcaktua praktika e ushqimit të tё varfёrve si kompensim nga të moshuarit (qё nuk mund tё agjёrojnё).”[2]

Nga Ahmedi është përcjellë se ka thënë: “Për sa u pёrket fazave tё agjёrimit, kur Pejgamberi (a.s.) erdhi nё Medinё, në fillim agjёronte tri ditё të çdo muaji. Jezid Ibn Haruni thotë se për nëntëmbëdhjetë muaj me radhë që nga muaji Rabiul Euel e deri në Muajin Ramazan të vitit pasues, Profeti (a.s.) agjёronte tre ditё për çdo muaj, gjithashtu agjëronte dhe ditёn e Ashuras.

Pastaj Allahu i Lartësuar e bëri detyrim agjёrimin me ajetin: “O ju që keni besuar, e keni detyrim agjёrimin, ashtu siç ishte detyrim për pararendësit tuaj….” [Bekare 183] deri tek: “…e ata qё i rёndon agjёrimi janё tё obliguar për kompensim: ushqim ditor i njё tё varfёri”.  Kështu, me dëshirë, besimtarët mund të agjëronin, ose mund të ushqenin njё tё varfёr për të zёvendёsuar agjёrimin.

Më pas, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin tjetёr: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani” deri tek: “Kushdo nga ju që e jeton këtë muaj, le të agjërojë!” Këtu Allahu e bëri detyrim agjёrimin pёr ata që nuk janë udhëtarë dhe qё janë nё gjendje tё mirё shёndetësore, e lehtёsoi çështjen pёr udhёtarët dhe tё sёmurët, si edhe caktoi kompensimin e agjërimit me ushqimin e tё varfёrve pёr ata tё moshuar tё cilёt nuk kanё mundёsi tё agjёrojnё. Besimtarët gjatë natës hanin, pinin dhe shkonin me gratё e tyre, pёrderisa nuk i zinte gjumi. Nëse i zinte gjumi, nuk bënin më pas asgjë nga këto.

Njëherë – vijon shpjegimin imam Ahmedi (Allahu e mёshiroftё!) – një ensar, që quhej Sirme, ishte duke punuar, ndёrkohё qё ishte me agjërim në ramazan, derisa perëndoi dielli. Shkoi në shtëpi, fali jacinё pastaj fjeti, duke mos ngrënë e pirë asgjë, derisa u gdhi. Kështu u zgjua pёrsёri me agjërim. Të nesërmen, Pejgamberi (a.s.) e vuri re që ensari ishte tepёr i lodhur, prandaj e pyeti: “Çfarë halli ke, se po më dukesh i rraskapitur?” – “O i Dёguari i Allahut, – i tha Sirme – unё punova dje gjithë ditën, dhe kur shkova në shtëpi, u shtriva pёr tё pushuar, por më zuri gjumi. Kur u zgjova, kishte filluar agjërimi.

Gjithashtu, – përfundon imam Ahmedi – Omeri (r.a.) kishte shkuar me gruan gjatë natës, prandaj shkoi te Pejgamberi (a.s.) për ta pyetur. Atëherë Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “Gjatë netëve të agjërimit, e keni të lejuar kontaktin me gratë tuaja….” deri tek: “Pastaj, vazhdojeni agjërimin deri në mbrëmje.”. [Bekare, 187]”

 

Mësime dhe dispozita

1- Lehtёsimi pёr besimtarët është mёshirë nga Allahu i Lartёsuar. Në fillim të detyrimit tё agjёrimit, nëse nuk haje menjëherë pas perёndimit tё diellit deri në kohën e namazit të jacisё, ose nëse të zinte gjumi në kohën e iftarit, ishte e ndaluar të haje e pije më pas, deri nё akshamin e ditёs së nesёrme. Kjo qe shumë e vёshtirё, siç u tregua më lart, prandaj Allahu i Lartёsuar  solli lehtësimin duke lejuar ngrёnien, pirjen dhe marrëdhëniet intime gjatё natës, pavarësisht se fle ose jo pas perёndimit tё diellit. Vetёm Allahut i takon lavdёrimi dhe falёnderimi për këtë lehtësim!

2- Nё hadithe tregohet se si gruaja i shёrbente bashkëshortit të saj, dhe kjo vinte prej respektit ndaj tij dhe tregon bashkëjetesën e mirë.

3- Shihet se sa të kujdesshëm ishin sahabёt pёr tё mos rёnё nё haram, sa të bindur ishin ndaj urdhrave tё Allahut, nё intimitet dhe nё publik. Në disa versione tё tjera të hadithit thuhet se gruaja u vonua në gjetjen e ushqimit, prandaj burrin e zuri gjumi. Ajo e zgjoi, por burri nuk deshi tё kundёrshtonte Zotin dhe tё Dёrguarin e Tij, prandaj refuzoi tё hante, dhe kёshtu qё u zgjua në mëngjes me agjërim.[3] Ndёrsa sipas njё transmetimi tjetёr thuhet: “Burri mbështeti kokёn dhe mori njё sy gjumё. Gruaja solli ushqimin dhe i tha të shoqit: “Çohu e ha!” Ai i tha: “Por mua më zuri gjumi!” – “Jo, – i tha gruaja – nuk fjete.” Megjithatë, burri ra për të fjetur dhe u zgjua nё mёngjes i uritur dhe i lodhur.”[4]

4- Lejohet tё kёnaqesh me lehtёsimet e Allahut të Lartësuar dhe kjo nuk bie ndesh me zbatimin e kërkesave të detyrueshme, sepse të gjitha janë nga Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar e pëlqen qё robi t’i pranojë e t’i zbatojë lehtёsimet e Tij, ashtu siç e pëlqen që të zbatojë detyrat.

5- Është prej mëshirës së Allahut, që ka caktuar ibadete tё dobishme për njerëzit, si pastrim pёr zemrën dhe shpirtin e tyre.

6- Allahu i Lartësuar i ka sjellë shkallë-shkallë detyrimet në rastet kur njerëzit nuk ishin të mёsuar me to. Kështu ndodhi me namazin, që u bë detyrim nё tri etapa, me agjёrimin dhe me ndalimin e alkoolit. Kjo qe mёshirё dhe lehtёsim nga Allahu i Lartësuar pёr robёrit e tij. Atij i takon lavdёrimi dhe falёnderimi!

7- Detyrimi i agjёrimit erdhi gradualisht, sepse njerёzit nuk ishin mёsuar me tё nё fillimet e Islamit. Sipas transmetimit të dytё tё hadithit, Muadhi (r.a.) ka thёnё: “Ata ishin popull qё nuk ishin mёsuar me agjёrim, prandaj e kishin të vështirë të agjëronin”.[5]

8- Agjёrimi u bё i detyrueshёm nё tri etapa:

Etapa e parё: Agjёrimi tre ditё në çdo muaj dhe agjёrimi ditёn e Ashures.

Etapa e dytё: Mundësia për të zgjedhur: ose të agjёroje në ramazan, ose të ushqeje tё varfёrit, nëse nuk doje tё agjёroje.

Etapa e tretё: Detyrimi i agjёrimit pёr çdo njeri qё ka mundёsi dhe lehtёsimi pёr të moshuarit, tё cilёt nuk kanё mundёsi tё agjёrojnё, duke iu dhёnё mundёsinё qё tё ushqejnё pёr çdo ditё tё agjёrimit nga njё tё varfёr; kёtu përfshihet edhe i sёmuri për të cilin nuk ka shpresa se shёrohet.

[1]  Buhariu (1816), Ebu Davudi (2314), Tirmidhiu (2968) dhe Ahmedi (4/295).

[2]  Ebu Davudi (507),  Ahmedi (5/246), Taberaniu nё elkebijr (20/132) nr (270) dhe Hakimi.  [Albani thotë se hadithi është i saktë].

[3] Kёtё transmetim e pёrcjell Taberiu nё tefsirin e tij nëpërmjet es Surijj (2/167).

[4] Kёtё transmetim e pёrcjell Taberiu nё tefsirin e tij nëpërmjet Muhammed ibn Jahja ibn Hibban.

[5] Ky transmetim ёshtё i Ebu Davudit (506) dhe i Bejhakiut nё Sunen (4/201) dhe nё Fadailul evkat (30). Shih: Sahijh Ebu Davud.

 

Titulli i Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin

Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl

©xhamiambret.com