Allahu është shumë i Mëshirshëm, andaj nuk do ta humb urinë dhe etjen tënde për hir të Tij!
Allahu është shumë Mirënjohës, andaj nuk do ta harrojë qëndrimin tënd në këmbë në namaz nate, e as lodhjen tënde!
Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Pasuri, andaj nuk do t’i lejë lëmoshat tua pa kompensim!
Allahu është i Turpshëm dhe Bujar, andaj, duart që i ke ngritur drejt Tij nuk t’i kthen bosh!
Prej gjërave më të mira me të cilat e përmbyllë këtë muaj është që të kesh mendim të mirë për Allahun: se Ai nuk të ka dhënë sukses drejt punëve të mira në Ramazan, veçse për t’i pranuar ato prej teje!
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku