Përse duhet te jepet Zekati i fitrit?

0
498

Përse nxirret Zekatul-fitri (përse jepen vitrat)

Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
Sa i përket urtësisë së obligimit të nxjerrjes së Zekatul-Fitrit, për urtësinë e saj veçse është transmetuar një hadith nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, hadith që e transmeton Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, ku thotë: “E ka bërë obligim i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem Zekatul-Fitrin si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, si dhe ushqim për të varfrit” (Ebu Davud 1609; Ibën Maxheh 1827).

Kjo është urtësia, është pastrim për agjëruesin, sepse agjëruesi nuk shpëton dot gjatë agjërimit të tij nga fjalët e kota dhe të ndyra, nga fjalët e ndaluara, andaj ky, Zekatul-Fitri e pastron agjërimin.

Gjithashtu, ky është ushqim për të varfrit në këtë ditë –ditën e Fiter Bajramit- kështu që të jenë pjesëmarrës me të pasurit në gëzimin e festës së tyre.
(elXhami li ‘Ahkami fikhis-suneh 2/127)

-Ueki’ ibën Xherrah, Allahu e mëshiroftë ka thënë:“Zekatul-Fiter (vitrat) për muajin e Ramazanit, janë sikur sexhdeja e harresës për namazin. E plotëson mangësinë gjatë agjërimit, ashtu siç e plotëson sexhdeja e harresës mangësinë gjatë namazit”
(Terih’ Bagdad 11/576)