Përcille Ramazanin me vepra të mira

0
808

Përcjelleni muajin e Ramazanit me të mirë!
Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë, thotë:
“Robër të Allahut, dje ju e prisnit muajin Ramazanit të bekuar, kurse sot po e përcjellni atë me ato që e vepruat dhe ai dëshmon për atë që e punuat! Myzhde për atë që agjërimi dëshmon tek Allahu për mirësitë e tij, madje ai ndërmjetëson për ta futur në xhenet atë dhe për ta amnistuar nga zjarri!

Mjerë për atë që agjërimi dëshmon kundër tij për veprat e tij të këqija, ku ankohet tek Allahu për mangësitë dhe lëshimet e tij!

Prandaj, përcilleni muajin e Ramazanit dhe faljen e namazit të taravisë me përfundim të mirë, sepse veprat sipas përfundimit!

Kush është i mirë gjatë muajit të Ramazanit, lë ta plotësojë atë, e kush ka mangësi, le të nxitojë për tek pendimi dhe kryerja e veprave të mira në ato ditë që kanë mbetur, sepse ndoshta nuk e përjeton këtë muaj pas këtij viti, prandaj përfundojeni atë më të mirë!”
| Mexhelisu Shehru Ramadan f.249 |
B. Gj.