Për një Ramazan te lehtë dhe të pranuar!

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

përzgjedhur nga “Fetaua Nurun ala ed-derb”

1-Ky është muaj i begatë -muaji Ramazanit- në lidhje me të cilin Allahu Madhëruar thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” El-Bekare, 185

 2-Allahu Madhëruar e ka veçuar këtë muaj ngase në të ka zbritur Kuranin e madhërishëm.

3-Allahu e ka veçaur atë me një natë të begatë, e ajo është nata e Kadrit për të cilën Allahu Madhëruar thotë: “Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë, me urdhrin Tonë! Ne gjithmonë kemi nisur të dërguar, si mëshirë prej Zotit tënd. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje. S’ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Atij. Ai e jep jetën dhe e shkakton vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!” Ed-Dukhan, 3-8

 

Allahu -po ashtu- në lidhje me të natë thotë: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e KadritNata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” El-Kadr, 1-5

 

  1. Allahu Madhëruar e ka veçuarr atë duke e bërë obligim për umetin agjërimin e tij, ndërsa agjërimin e tij e bëri një prej shtyllave të Islamit. Saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu, i falen atij mëkatete e kaluara.” Buhariu

 

  1. Allahu Madhëruar e ka veçuar atë duke e bërë faljen e namazit të natës (teravive) shkak për faljen e mëkateve. Saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush falet në Ramazan(namazin e teravive) me besim dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu, i falen atij mëkatete e kaluara.” Buhariu dhe Muslimi

 

  1. Prandaj është ligjësuar për muslimanët me sunetin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të falen në netët e Ramazanit me xhemat, të falen në xhami pas imamit. Saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush falet me imamin derisa të përfundojë (largohet imami), i shkruhet atij sikur është falur natën.” Tirmidhiu dhe Nesaiu

 

  1. Nisur nga kjo unë i nxis vëllezëir e mi muslimanë që ta agjërojnë Ramazanin me një agjërim që i pastron veprat e tyre dhe ua shton beismin atyre. Është ai agjërim, të cilin e ruan agjëruesi në mënyrë që të realizojë (përmbushë) qëllimin për të cilin është ligjësuar ky agjërim. Allahu Madhëruar e tregon këtë në fjalën e Tij: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” El-Bekare, 183

 

  1. Allahu sqaron urtësinë e bërjes obligim të agjërimit; e ajo është devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar. Saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush nuk largohet nga fjalët dhe veprat e ndaluara si dhe nga armiqësia dhe padrejtësia ndaj njerëzve, Allahu nuk është i nevojshëm që ai të heq dorë nga ushqimi dhe pirja e tij.” Buhariu

 

vijon…

 

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

Read Previous

Lutjet të cilat duhet te thuhen pas përfundimit të çdo namazi farz

Read Next

A lejohet qe ta lexoj Kurani pa abdes?