-NDALIMI I AGJЁRIMIT PARA RAMAZANIT
Përcillet nga Ebu Hurejra (r.a.) se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Asnjёri nga ju tё mos i paraprijё ramazanit me njё ditё ose dy ditё agjërim, pёrveç atij që ka agjërim të rregullt nafile dhe dita e tij pёrkon me ditёt para ramazanit, atëherë një person i tillë mund ta agjërojë këtë ditë”[1]
Ndёrsa nё variantin qё sjell imam Tirmidhiu, Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Mos i paraprini muajit tё ramazanit duke agjёruar njё ditё ose dy pёrpara, pёrveç nёse ajo ditё pёrkon me agjёrimin tuaj që e bëni rregullisht…”.
Mësime dhe dispozita:
- Ndalimi i agjёrimit para ramazanit për të treguar më shumë siguri për fillimin e ramazanit. Dijetarët thonë se kuptimi i hadithit ёshtё ky; mos e filloni agjërimin para ramazanit me qёllim që të tregoni më shumë siguri për ramazanin”.[2] Imam Tirmidhiu thotë se, në bazë të këtij hadithi dijetarёt e shohin si të papëlqyeshëm nxitimin për të agjёruar para hyrjes sё muajit tё ramazanit me qёllimin e rrokjes me siguri të ditës së parë të ramazanit, por nёse dikush ka ditë agjërimi nafile të rregullta dhe agjёrimi i tij përkon me kёto dy ditë, atёherё s’ka problem nёse agjёron kёto ditё.[3]
- Ndalohet agjёrimi i papërcaktuar nafile para ramazanit.[4] Pёrjashtohet nga kjo ndalesё agjёrimi për shlyerje a për një zotim, ose agjёrimi vullnetar i vazhdueshёm, si agjёrimi i ditës së hёnё dhe tё enjte.
- Mё e sakta qё ёshtё thёnё pёr urtёsinё e kёsaj ndalese ёshtё se ramazani ёshtё i lidhur me shikimin e hёnёs sё re. Kush agjёron para se tё shihet hёna, njё ditё ose dy, ai nuk e pranon kёtё dispozitë dhe nuk pranon tekstet fetare tё cilat e kanё lidhur agjёrimin me shikimin e hёnёs sё re.[5]
- Ky hadith kundёrshton rafiditё (shiitët), tё cilёt e nisin agjёrimin para shikimit tё hёnёs.[6]
- Ështё e ligjshme ndarja mes veprave tё detyrueshme dhe atyre vullnetare nё adhurime. Kështu, nё agjёrim bëhet ndarja mes agjёrimit vullnetar nё muajin Shaban dhe agjёrimit farz nё muajin e Ramazanit, me ndalimin e agjёrimit të ditёs që është e dyshimtё. Po kështu kur mbyllet ramazani dhe fillon muaji sheval, ndalohet agjёrimi i ditёs sё Bajramit. Mes namazit farz dhe nafile, Ibn Abbasi (r.a.) dhe njё grup nga tё parёt tanё tё mirё kanë pëlqyer të bëhet një ndarje, qoftë ajo duke thënë diçka, duke u ngritur, duke ecur apo duke lёvizur nga vendi.[7]
- Ёshtё i detyrueshёm zbatimi i rregullave tё fesё, pa shtuar dhe pa hequr asgjë prej saj sepse diçka e tillë të shpie në teprim ose në largim prej fesë. Kjo vihet re te ndalimi i agjёrimit para ramazanit me qёllimin sigurie se ndoshta ёshtё ramazan.
[1] Buhariu (1815) dhe Muslimi (1082).
[2] Fet’hul Bari (4/128).
[3] Suneni i Tirmidhiut (684).
[4] Burimi i mёsipёrm (4/128). Është fjala për ndalimin e agjërimit nafile të ndonjë dite për të cilën nuk ka ndonjë përcaktim në Sheriat dhe të cilën njeriu nuk e ka agjërim nafile të rregullt. Ky ndalim në fakt fillon që kur bëhet gjysma e muajit shaban e deri sa fillon ramazani. Sh.r.
[5] Shiko: Fet’hul Bari (4/128).
[6] Burimi i mёsipёrm (3/371).
[7] Istidhkar (3/371).
Libri: Mësime të zgjedhura për ramazanin
Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl
©xhamiambret.com