“Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj”

0
742

Nata e Kadrit

“O Zoti ynë, Ty të takon lavdi e falënderimi, sa Bujar që je!

“Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj” (El-Kadr, 3)

Nëse Allahu të jep sukses këtë vit për ta shfrytëzuar këtë natë në kryerje të adhurimeve, atëherë sikur e ke adhuruar Atë tetëdhjetetre (83) vite.

Madje Zoti ynë tha خير: “më e mirë” dhe nuk tha: “sikur apo e barabartë (me njëmijë muaj)”…

Andaj, si do të ishte çështja nëse të jepet sukses çdo vit për ta gjallëruar atë me adhurime? Do të ishte sikur i ke jetuar qindra vite në adhurim e bindje ndaj Allahut të Lartësuar.
Për këtë arsye, kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e kalonte tërë natën në adhurim, e zgjonte familjen dhe përpiqej më shumë se sa gjatë netëve të tjera.”

(Shejh Halid Ismail, “Ledh-dhetu Es-Saum”)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku