Nata e Kadrit. Cdo gjë që duhet të dish rreth kësaj nate

0
1553

♦️Nata e Kadrit✍️
▪️Nata e Kadrit sipas përshkrimeve të Kuranit ka katër karakteristika:
▣—•Nata e caktimeve: Në këtë natë mbarten caktimet e Zotit për një vit për tek melaiket dhe bëhen ditura për to: rrisqet, lidndjet, vdekjet, shiu dhe çdo gjë tjetër prej çështjeve të kësaj bote.
▣—•Nata e zbritjes së Kuranit: Në këtë natë zbriti Kurani, libri i fundit i Allahut për njerëzit.
Edhe pse në Ramazan kanë zbritur disa libra të tjerë veç Kuranit, ama me këtë natë është veçuar Kurani, sepse ai qëndron më lart se çdo libër tjetër. Ai është libër për mbarë njerëzimin siç ishte edhe profeti Muhamed, profet për mbarë njerëzimin, ndryshe nga profetët e tjerë para tij -alejhim selam-.
▣—•Natë e begatë: Në këtë natë adhurimi ka vlerë sa 1 mijë muaj, mëshirë kjo për ymetin tonë, mosha e të cili është nga 60-70 vjet.
▣—•Natë paqje: Në këtë natë zbresin melaiket dhe përhapet: qetësia, selami dhe rahmeti i Zotit.
▪️Çfarë duhet të bëjë besimtari në këtë natë?
1- Të kryej namazet farze me xhemat sidomos Akshamin, Jacinë dhe Sabahun.
Imam Shafiu -Allahu e mëshiroftë-:
Kush prezanton në namazin e Jacisë dhe te Sabahut natën e Kadrit me xhemat ka marrë një pjesë prej bereqetit të saj.
2- Të fale namazin e natës me myslimanët dhe të lutet, sepse kush e kalon këtë natë me namaz dhe lutje i falen gjynahet e kaluara siç ka njoftuar Profeti -alejhi selam-.
3- T’i lutet Allahut të madhëruar me duanë që i ka mësuar Profeti alejhi selam Aishes -radiallahu anha-:
“Allahumme inneke afu’un tuhibbul-afue fa’fu annij!”
O Allah, Ti je falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!

Dr. Abdullah Nabolli