Lutjet e agjeruesit nuk kthehen.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Tre lutje nuk kthehen mbrapsh: lutja e agjëruesit kur çel iftarin, lutja e prijësit të drejtë dhe atij që i është bërë padrejtësi”. Tirmidhiu.

Ndaj nuk është habi që ajetet të cilat flasin për agjërimin të mbyllen me fjalën e Allahut ku thotë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë”. El Bekare, 186.

Imam Kurtubiu -Allahu e mëshiroftë!- ka transmetuar se disa çifutë pyetën Ibnu Abasin dhe i thanë: “Si ka mundësi që Zoti ynë të dëgjoj lutjet tona dhe ti pretendon se distanca mes tokës e qiellit është sa pesëqind mijë vjet dhe se hapësira e çdo qielli është po e tillë?” Në këtë kohë Allahu zbriti këtë ajet.

Ndërsa Hasan el-Basri –Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Shkak i zbritjes së këtij ajeti është pyetja që disa njerëz i bënë Profetit salallahu alejhi ue selem: “A afër është Zoti ynë që t’i flasim, apo është larg që t’i thërrasim?” Atëherë zbriti ky ajet. Halid Rib’i –Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Jam habitur me këtë umet në fjalën: ‘I përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua’.

Allahu i urdhëroi të luten dhe i premtoi se do t’u përgjigjet!” Besimtarë të nderuar! Dijeni se lutja është adhurim, ashtu si ka lajmëruar dhe i Dërguari salallahu alejhi ue selem, madje ai ka thënë: “Allahu zemërohet me atë që nuk i lutet Atij”. Ibnu Maxhah, hasen.

Umeri –Allahu qoftë i kënaqur me të!- thoshte: “Unë nuk kam hallin e përgjigjes, porse kam hall që t’i lutem Allahut”. Disa njerëz i thanë Ibrahim bin Edhemit: “Ç’është me ne që nuk na pranohen lutjet?” Sepse ju e njohët Allahun dhe nuk iu bindët, e njohët Profetin dhe nuk e pasuat, e njohët Kuranin dhe nuk punuat me të, i hëngrët mirësitë e Allahut dhe nuk falënderuat për to; e njohët Xhenetin dhe nuk e kërkuat; e njohët Zjarrin dhe nuk u larguat; e njohët shejtanin porse nuk e luftuat; e morët vesh që do vdisni dhe nuk u përgatitët për të, i varrosët të vdekurit dhe nuk morët mësim prej tyre; i latë gabimet tuaja dhe u morët me gabimet e të tjerëve”.

O besimtarë! Ja, Ramazanin e kemi në mesin tonë, ai është muaj i lutjeve dhe ti o besimtar në këtë muaj je sa në agjërim e në falje, ndaj mos u trego i pavëmendshëm, të mos kalojë ndonjë sexhde e ti të mos i lutesh Allahut t’i lehtësojë dhimbjet, të bëjë nga banorët e Xhenetit e të ruaj nga Zjarri.

Vëlla dhe ti o motër! Mos u trego i pavëmendshëm në Ramazan, sidomos në natën e Kadrit, e cila është më e mirë se njëmijë muaj, ajo është një natë e veçantë në të cilën zbresin begatitë e mëshira, dhe në të falen gjynahet nëse njerëzit falen në të me besim dhe bindje. Aishja -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, pyeti Profetin salallahu alejhi ue selem: “Nëse mësoj se është nata e Kadrit çfarë lutje të them?” Ai tha: “Tuaj: O Allah, vërtet je Falës e do faljen prandaj më fal mua”. Ahmedi dhe Tirmidhiu, sahih.

Së fundi e lus Allahun të na falë, të na bëjë prej atyre që i luten Atij. O Zot! Drejtoje këtë umet në rrugën e drejtë, në të cilën janë krenar ata që të binden ty dhe udhëzohen në të ata që të kundërshtojnë Ty dhe që thërritet në të për të mirë e ndalohet nga e keqja. O Zot! Fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet! O Zot! Ndihmoje Islamin dhe muslimanët. O Zot! Ngrije nga ymeti i Muhamedit, çdo fatkeqësi, vështirësi dhe derdhje gjaku që ka rënë mbi të! O Zot! Mëshiroi ata! O Zot! Mëshiroi ata! O Zot! Mëshiroi ata! O Zot! Kuroi zemrat e tyre të thyera! O Zot! Ktheji të humburit e tyre, shëroje të sëmurin prej tyre, shuaji dhimbjet e tyre dhe liroi borxhlinjtë nga borxhet e tyre! O Zot! Mëshiroje dobësinë që ne kemi, fshihi të metat tona, fali gjynahet tona dhe na i largo mundimet që ne kemi! O Zot! Derdh mëshirë mbi ne, në momentin kur do të jemi përpara Teje! O Zot! Zbardhi fytyrat tona! O Zot! Na ndero me Xhenetin dhe kënaqësinë Tënde! O Zot! Ktheji të rinjtë muslimanë në fenë Tënde me një kthim të bukur! O Zot! Ruaji gratë e muslimanëve nga dyshimet dhe epshet, ruaji ato nga lakuriqësia dhe degjenerimi, o Zoti ynë, Zot i gjithësisë! O Zot! Ji me ne dhe jo kundra nesh, përfundoi me të mira veprat tona, o Zoti ynë, Zot i gjithësisë! Vërtet, Ti je që ke mundësi për çdo gjë!

Përgatiti: Bledar Haxhiu

Burimijetes

Read Previous

Si e krijoi Allahu Ademin alejhi selam

Read Next

3 Shenjat e Natës së Kadrit