LARJA DHE FRESKIMI I TRUPIT NË AGJЁRIM.
Përcillet se Aishja (r.a.) ka thёnё: “Pejgamberi (a.s.) gdhihej xhunub, pastaj lahej, pastaj shkonte nё xhami dhe koka i pikonte ujë. E kështu atё ditё agjёronte.”[1]
Ebu Bekёr Ibn Abdurrahmani përcjell nga një shok i Pejgamberit (a.s.) që ka thёnё se e ka parё Pejgamberin (a.s.) nё Arxh të hidhte ujё mbi kokё, nga etja ose nga tё nxehtit, ndërkohë që ishte me agjёrim”.[2]
Imam Buhariu (Allahu e mёshiroftё!) thotë: “Ibn Omeri (r.a.) ka lagur rrobёn e vet dhe e ka hedhur në trup, ndёrkohё qё ka qenë me agjërim. Gjithashtu, Sheabiu ka bërë banjё, ndёrkohё qё ka qenë me agjërim. Ndërsa Ibn Abbasi (r.a.) ka thënë: “Nuk ka problem nёse e provon vetёm me gjuhё ushqimin ose diçka tjetёr.” Haseni (Allahu e mёshiroftё!) ka thёnё: “Pёr agjёruesin nuk ka problem shpëlarja e gojës me ujë ose freskimi i trupit me të.” Ibn Mesudi (r.a.) ka thënë: “Nёse ndonjёri nga ju ёshtё me agjërim, le tё parfumoset dhe krihet”. Enesi (r.a.) ka thënë: “Unë kam njё basen të vogël, ku futem e lahem edhe kur jam me agjërim”.[3]
Mësime dhe dispozita
1- Agjёruesit i lejohet tё freskohet duke hedhur ujё mbi trupin e tij, qoftё pёr larje tё detyrueshme, tё pёlqyeshme ose tё lejueshme.[4]
2- Agjёruesit i lejohet tё zhytet nё ujё, por duhet tё ketё kujdes qё tё mos i depёrtojё gjё nё brendësi të trupit.[5]
3- Zbutja e vёshtirёsive tё adhurimit me forma tё lejuara nuk konsiderohet mërzi me ibadetin. Gjithashtu nuk është e përligjur shpërfillja e metodave të lejuara që lehtësojnë adhurimin.
4- Njeriu është i dobёt dhe i pafuqishëm nga natyra e vet, prandaj ka nevojë pёr tё shfrytёzuar mjetet e lehtёsimit që ia ka bërë mirёsi Allahu i Lartёsuar.
5- Lejohet pёr agjёruesin hyrja nё banjo me avull ose të ngjashme. I lejohet gjithashtu parfumosja, zbukurimi dhe përdorimi i vajrave ose kremrave për lëkurën dhe flokët. Aromat nuk e prishin agjёrimin dhe as nuk janë të urryera.
6- I lejohet agjёruesit tё zhytet në ujë pёr freskim ose pёr pastrim, ose edhe pёr sport, sepse nuk i prishet agjёrimi.
7- I lejohet kuzhinierit provimi i ushqimit me gjuhё, pa e gёlltitur, nёse është e nevojshme. Imam Ahmedi (Allahu e mёshiroftё!) ka thënë: Për mendimin tim, ështё mё e pёlqyeshme qё agjëruesi t’i shmanget shijimit të ushqimit, por nёse e bёn, nuk ka problem.”[6] Gjithashtu, Komisioni i Pёrhershёm i Fetvave nё Arabinё Saudite ka dhënё fetva pёr lejimin e këtij veprimi.[7]
[1] Ahmedi (6/99), Nesaiu nё Kubra (29-86), Ebu Jeala (4708), Bezzari (1552) dhe Tajalisi (1503) . Zinxhiri i transmetimit ёshtё i saktё . Ky hadith gjendet dhe nё dy librat e sakta (Buhariu dhe Muslimi), por me një formulim tjetër.
[2] Ebu Daudi (2365), Maliku nё Muvetta (1/294), Shafiu nё Musnedin e tij (1/157), Ahmedi (3/457) dhe Hakimi (1/590) . Ibn Abdulberri equan të saktë nё Temhijd (22/47), por edhe Hafidhi nё Teglijkut Tealijk (3/153), Ajni nё Umdёtul karii (11/11) dhe Albani nё sahih Ebu Dauud.
[3] Sahih Buhari (2/681). Shiko: teglijkut-tealijk (3/151).
[4] Avnul Meabud (6/352)
[5] Mirkatul mefatijh (4/441)
[6] Elmugnij (3/19)
[7] Fetvatё e komisionit tё pёrhershёm nr (9845). Po ashtu ka dhenё fetva edhe shejh Uthejmini: Shiko ‘Kushtet e fesё’ (484).
Titulli i Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin
Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl
©xhamiambret.com