Nëse e vonon nxjerrjen e sadakatul-fitrit/vitrave
Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse e vonon (nxjerrjen e Sadakatul-fitrit/Vitrat) deri pas ditës së bajramit (namazit) ai është mëkatar, posaçërisht nëse e bën këtë me qëllim, e nëse ka ndonjë arsye, atëherë nuk ka mëkat edhe nëse kanë kaluar ditët e bajramit”
(Sh. Mumti’ 6/173)
Sqarim: Me këto ushqime njeriu mund ta përmbush detyrimin e tij sa i përket nxjerrjes se sadakatul-fitrit, pastaj në qoftë së teprojnë të holla, mund të blen gjëra të tjera dhe ua dhuron njerëzve nevojtarë dhe pa dyshim, në ketë ka shpërblim.