Kujt duhet t’ia drejtojmë të gjitha lutjet tona?

0
987

Kujt duhet t’ia drejtojmë të gjitha lutjet tona?

Të gjitha lutjet tona duhet t’ia drejtojmë dhe t’i përkushtohemi me to vetëm Allahut, i Cili është Krijuesi, Shëruesi, Furnizuesi dhe Sunduesi i gjithçkaje. Vetëm në Dorën e Tij janë të gjitha mirësitë dhe vetëm Ai i largon fatkeqësitë. Lutja është adhurim dhe vetëm Allahu e meriton të adhurohet. Çdo krijesë sado e lartë të jetë pozita e saj tek Allahu nuk e meriton lutjen, sepse krijesa nuk duhet t’i lutet krijesës, por vetëm Krijuesit.
Asnjë njeri qoftë ai profet apo i mirë, i thjeshtë apo klerik, i gjallë apo i vdekur, afër apo larg nuk e meriton lutjen, sepse ai nuk zotëron asnjë të mirë për vetveten e tij dhe as për të tjerët. Nuk mund t’a shërojë vetveten, nuk mund ta largojë prej saj vdekjen, nuk mund të mbrohet nga lëndimet dhe dëmtimet e njerëzve, e si mund të mbrojë të tjerët?!
Mos lut të vdekurit dhe as të gjallët e shëmbëlltyer në buste apo forma të tjera, sepse ata nuk flasin, ndërsa ti flet. Nuk kanë jetë, ndërsa ti je i gjallë. Nuk kanë gjymtyrë të veprojnë me to, ndërsa ti ke. Nuk shohin e dëgjojnë, ndërsa ti po.


Pra, a është e drejtë që Krijuesin tënd që të do kur i lutesh, të premton përgjigjen dhe është i Vetmi që ka në dorë gjithçka ta ndërrosh me krijesën e dobët, të paditur, të varfër dhe të vdekshme?!
Mos lut figurat, faltoret, sendet, drurët dhe kafshët…, askënd, por vetëm Allahun tek i Cili një Ditë do të kthehesh.
“ Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt çfarë nuk mund të të bëj ty dobi, e as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës.” Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Junus: 106 – 107)