KOHA E NGRËNIES SË SYFYRIT

0
1643

KOHA E NGRËNIES SË SYFYRIT

Ibn Mesudi (r.a.) tregon se Profeti (a.s.) ka thёnё: “Mos e ndërprisni syfyrin prej ezanit të Bilalit.” Ose: “Ai e thёrret ezanin, me qëllim qё tё kthehet ai qё ёshtё duke falur namaz nate, dhe që të zgjojë atë qё ёshtё duke fjetur. Agimi nuk ёshtё tё themi kёshtu – Jahja Ibn Seijd mblodhi shuplakat e duarve – derisa tё thotё kёshtu – dhe Jahja shtriu dy gishtat tregues (horizontalisht)”.[1]

Sehl Ibn Seadi (r.a.) rrëfen: “Haja syfyr me familjen time, pastaj shpejtoja qё ta arrija namazin e sabahut me Pejgamberin (a.s.).”

Te Buhariu qëndron: “Pastaj shpejtoja qё tё arrija sexhden me Pejgamberin (a.s.)”[2]

Zirr Ibn Huvejsh (Allahu e mёshiroftё!) tregon: “Hëngra syfyr me Hudhejfen (r.a.) e pastaj dolёm pёr namaz. Kur arritёm nё xhami, falёm dy rekatë (sunete). Pastaj u thirr ikameti pёr farzin. Mes tyre ishte njё kohё shumё e shkurtёr.”[3]

Kuptimi i hadithit: “Ai e thёrret ezanin, me qëllim qё tё kthehet ai qё ёshtё duke falur namaz nate…” ёshtё: Bilali e thёrret ezanin natёn, qё t’iu tregojё juve se agimi nuk ёshtё larg, e kështu ta kthejё atё qё ёshtё duke falur namaz nate, qё tё pushojё ose tё flejё pak, qё tё zgjohet i zellshëm, ose tё falё vitrin nёse nuk e ka falur, ose tё pёrgatitet pёr namazin e sabahut, nёse ka nevojё pёr pastrim, ose ndonjë gjë  tjetёr.[4]

Ndërsa: “…që të zgjojë atë qё ёshtё duke fjetur”, domethnë, tё pёrgatitet pёr sabah, të falë pak namaz nate, të falë vitrin, ose tё hajё syfyr nёse do tё agjёrojё, ose tё lahet apo tё marrё abdes, ose diçka  tjetёr.[5]

Mësime dhe dispozita:

  • Pejgamberi (a.s.) dhe shokёt e tij e kanё shtyrë syfyrin deri afёr agimit.[6]Aq shumë e vononin syfyrin sa që hanin vetëm një pjesë të ushqimit të përgatitur dhe shpejt e shpejt nga frika se mos ju kalonte namazi i sabahut me xhemat, ose koha e ngrënies së syfyrit. Kështu suneti është që ngrënia e syfyrit të vonohet deri afër agimit.
  • Lejohet shpejtimi nё ngrёnie, nё rast nevoje. Imam Buhariu nё librin e tij ka shkruar njё kapitull të emërtuar: “Kapitulli i shpejtimit tё ngrënies për syfyr.”[7]

Maliku sjell nga Abdullah Ibn Ebi Bekr, e ky nga i ati, rrëfimin: “Nё ramazan, largoheshim nga namazi i natёs dhe i shpejtonim shёrbyesit qё tё na sillnin ushqimin, nga frika se mos hynte agimi”.[8]

20- Koha e syfyrit (2).

Buhariu dhe Muslimi shënojnë nga Abdullah Ibn Umeri (r.a.) se i Dërguari (a.s.) ka thënë: “Bilali e thërret ezanin natën, prandaj hani dhe pini derisa të thirret ezani tjetër nga Ibn Ummi Mektumi. Ibn Ummi Mektumi, ngaqë ishte i verbër, nuk e thërriste ezanin derisa t’i thoshin njerëzit: “U gdhi, u gdhi”.

Sipas një varianti tjetër që gjendet tek Muslimi, shënohet: “I Dërguari (a.s.) kishte dy muezinë, Bilalin dhe Ibn Umi Muktumin, i cili ishte i verbër. Prandaj i Dërguari (a.s.) ka thënë: “Bilali e thërret ezanin natë, prandaj hani e pini derisa ezani të thirret nga Ibn Ummi Mektumi.” Diferenca ndërmjet dy ezaneve ishte vetëm aq sa zbriste njëri (nga muri) dhe ngjitej tjetri lart”.[9]

Semurah Ibn Xhundubi (r.a.) tregon se Profeti (s.a.v.s) ka thënë: “Mos e ndërprisni syfyrin prej ezanit të Bilalit, as prej dritës së bardhë që shfaqet vertikalisht, por prisni derisa të përhapet drita fort kështu”. Hamadi (një transmetues i hadithit) e tregoi me duar përhapjen e dritës së agimit të vërtetë, duke bërë të ditur se drita përhapet horizontalisht. Këtë e shënon Muslimi.

Nesaiu shënon një variant tjetër kështu: “Mos u mashtroni me ezanin e Bilalit, e as me këtë dritën e bardhë (e ka fjalën për dritën e parë, që është drita e agimit të rremë dhe që shfaqet vertikalisht e ngritur lart në qiell), por prisni derisa drita të përhapet fort (në vijën horizontale) kështu e kështu”. Ebu Daud Et Tajalisi tregon: “Ai shtriu duart, duke i hapur majtas dhe djathtas.[10]

Ebu Hurejre (r.a) tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush dëgjon ezanin dhe ka enën e ushqimit në dorë, të mos e lejë enën, por le të vazhdojë derisa ta mbarojë.” Kështu e shënon Ebu Daudi, ndërsa Hakimi e vlerëson të saktë.[11]

 Në variantin e Ahmedit është edhe kjo shtesë: “Muezini e thërriste ezanin  kur fillonte të shfaqej agimi”[12].

 

Dobi dhe rregulla:[13]

E para: Lejohet ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime dhe  gjithçka që çel agjërimin, deri në shfaqjen e agimit.

E dyta: Të verbërit i lejohet të thërrasi ezanin nëse ai vetë përcakton kohën, ose e informon dikush tjetër që e njeh atë.

E treta: Në namazin e agimit është e ligjshme thirrja e dy ezaneve, njëri para agimit, ndërsa tjetri në të hyrë të tij.[14]

E katërta: Lejohet ngrënia mbasi të kesh bërë nijetin, sepse Profeti (a.s.), e ka lejuar ngrënien deri në agim. Nëse bën nijetin në darkë për të agjëruar ditën e nesërme, pastaj para agimit ha ushqim, në këtë rast nijeti nuk është prishur.

E pesta: Kur dyshon se ka hyrë koha e agimit apo jo, lejohet të hash, pasi në origjinë është ende natë, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: “..dhe hani e pini derisa të dalloni qartë perin e bardhë (agimin) nga peri i zi (errësira e natës)”. Përderisa hyrja e agimit është e dyshimtë, parimisht quhet se ka akoma natë, derisa të bëhet e sigurtë hyrja e agimit. Te Bejhakiu, në një transmetim të saktë nga Ibn Abasi përcillet se ka thënë: “Kur dyshon, ha derisa ta dallosh agimin qartë”.[15] Kjo ka të bëjë me rastin kur njeriu është duke vrojtuar hyrjen e agimit dhe dyshon nëse ka hyrë apo jo, ndërsa kur bazohet në ezan e në orë, këtu nuk ka vend për të dyshuar, sepse ai mund të sigurohet duke pyetur dhe duke parë kohën.

E gjashta: Është e pëlqyeshme ngrënia e syfyrit dhe vonimi i tij.

E shtata: Neveviu – (Allahu e mëshiroftë!) – ka thënë në lidhje me fjalën e transmetuesit: “koha mes njërit ezan dhe tjetrit ishte aq sa zbriste njëri muezin dhe ngjitej tjetri”, se: Bilali e thërriste ezanin para agimit dhe qëndronte në pritje duke bërë lutje etj., dhe më pas vrojtonte agimin. Kur afrohej koha e shfaqes së tij, zbriste dhe lajmëronte Ibn Umi Mektumin, i cili bëhej gati duke u pastruar etj., pastaj ngjitej dhe thërriste ezanin në fillim të hyrjes së agimit.[16]

E teta: Për kohën mbas agimit nuk thuhet se është natë, por quhet ditë.[17]

E nënta: Lejohet që burri t’i atribuohet nënës së tij (biri i filanes), nëse  është e nevojshme dhe nëse shquhet me atë llagap.[18]

E dhjeta: Agimi i parë nga i dyti dallon me tri karakteristika:

  • Agimi i dytë është zbardhja që shfaqet në vijën horizontale, në vendin ku lind dielli, nga jugu në veri dhe ka një përhapje të gjerë, të fortë e të qartë në vijën horizontale, ndërsa agimi i parë është një shkëlqim drite me rreze që shfaqet e ngjitet vertikalisht në qiell, nga lindja  në perëndim.
  • Nuk ka errësirë mbas agimit të dytë, sepse përhapja e dritës vazhdon deri në lindjen e diellit, ndërsa agimin e parë e pason errësira.[19]
  • Agimi i dytë e ka të ngjitur bardhësinë e tij me vijën horizontale, ndërsa tek agimi i parë ka errësirë ndërmjet tij dhe horizontit.[20]

E njëmbëdhjeta: Nëse thirret ezani i agimit ndërkohë ai që dëshiron të agjërojë ka enën në dorë, i lejohet që ta plotësojë ngrënien dhe pirjen, e të mos e lërë atë, sipas kuptimit të drejtpërdrejtë të  hadithit. Ky është lehtësim që na e ka bërë Allahu, të Cilit i takon lavdërimi dhe falënderimi.[21]

[1]  Buhariu (6820) dhe Muslimi (1039). [Sipas një varianti tjetër hadithi është kështu: “Drita e agimit të vërtetë nuk është ajo që shfaqet kështu (duke treguar me shenjë i mblodhi gishtërinjtë e pastaj i ktheu poshtë nga toka), por ai që shfaqet kështu (vendosi njërin gisht tregues mbi tjetrin dhe i hapi duart horizontalisht).”  Domethënë, agimi i vërtetë është ai që shfaqet për së gjerë në vijën horizontale dhe jo ai që shfaqet vertikalisht (nga lart poshtë). Në këtë hadith Pejgamberi a.s. ka treguar me shenjë agimin e rremë dhe agimin e vërtetë. Drita e agimit të rremë shfaqet vertikalisht në qiell, nga lart poshtë, si bishti i ujkut, kurse drita e agimit të vërtetë shfaqet dhe përhapet fort në vijën horizontale.]

[2] Buhariu (552). Varianti i dytё ёshtё po te Buhariu (1820), por dhe tek Ebu Jeala (7533). [Fjala Sexhde në variantin e dytë bën fjalë për të gjithë namazin e sabahut, pra shpejtonte për të kapur namazin e sabahut. Transmetuesi ka përdorur fjalën sexhde meqë është pjesë e namazit, por duke patur si qëllim të gjithë namazin. Ky hadith tregon se ky sahabiu e hante aq vonë syfyrin sa që ngutej në ngrënie nga frika se mos e zinte agimi, si dhe nga frika se mos i humbte namazi i sabahut me Pejgamberin a.s. Hadithi gjithashtu tregon se Pejgamberi e falte namazin e sabahut mjaft herët në muzgun e agimit, në fillimin e kohë së sabahut (Fethul Bari)].

[3]  Nesaiu (4/124). Albani e quan të saktë nё Sahijh Nesaiu.

[4] Shpjegimi i Neveviut mbi Muslimin (7/204). Shiko: ElMufhim (3/153).

[5] Burimi i mёsipёrm (7/204) dhe ElMufhim (3/153).

[6] Fet’hul Bari (4/138).

[7] Sahih Buhari (2/678) dhe Shiko: Fet’hul Bari (4/137).

[8]  Maliku (1/116) dhe Bejhakiu (2/497).

[9] Shënon Buhariu (592) dhe Muslimi (1092).

[10] Shënon Muslimi. (1094), Ebu Daudi (2346), Tirmidhiu (706) dhe Nesaiu (4/148).

[11] Shënon Ebu Daudi (2350), Amedi (2\510), Darelkutni (2\165), Bejhakiu (4\218). Hakimi e vlerëson të saktë dhe thotë: Hadithi është sipas kushteve të Muslimit. Pajtohet me të në këtë edhe Dhehebiu (1\588).

[12] Musned  Ahmed (2\510)’. E shënon Taberi në Tefsirin e tij (2\175) dhe Bejhakiu (4\218).

[13] Mufhim (3\150), Sherhu Nevevij (7\204), Fet’hu El Bari (2\99-100), Dijbaxh (3\194).

[14] [Sipas disa dijetarëve diferenca kohore ndërmjet dy ezaneve të sabahut ka qenë aq sa koha e ngrënies së syfyrit. Shejh Albani ka thënë në ‘tamamul mineh’ se kjo kohë është, përafërsisht, një çerek ore. Suneti është që për sabahun të ketë dy muezina: njëri për ezanin e parë dhe tjetri për të dytin, sikurse ishte Bilali dhe Abdullah Ibn Ummi Mektumi në kohën e Pejgamberit. Shpehja ‘esalatu hajrun minen neumi’ duhet të thuhet vetëm në ezanin e parë të sabahut dhe jo në të dytin, sepse kështu tregojnë hadithet që flasin për këtë çëshjte.]

[15] Neveviu  thotë : Nëse dyshon në hyrjen e sabahut, lejohet të hajë, të pijë dhe të kryejë marrëdhënie intime etj., deri në agim. Në këtë çështje nuk ka kundërshti mes dijetarëve. Mexhmu (6/313). Shih: ‘Dhehiretu elukba’ ( 20/ 355).

[16] El Mufhim (3\151). Shih: Sherh Elnevevij (7\204) dhe Ed Dibaxh (3\194).

[17] El Mufhim (3\151). Kështu përmendet nga ai dhe në Dijbaxh (3\194). Shih në ‘Fet’h’ (2\101).

[18] El Fet’h (2\101).

[19] [Në varësi të kushteve dhe kthjelltësisë të motit, ndonjëherë ka errësirë poshtë agimit të rremë dhe ngjitur me vijën horizontale (Meshruu dirasetish shafak). Madje agimi rremë shfaqet në lartësinë qiellore i rrethuar nga errësira e natës lart dhe poshtë, djathtas dhe majtas. Ndonjëherë agimi i rremë zhduket plotësisht dhe pasohet me errësirë, e pas këtij errësimi fillon shfaqja e agimit të vërtetë, por jo gjithmonë ndodh kjo gjë, pasi ndodh që të fillojë shfaqja e agimit të vërtetë nën agimin e rremë pa u errësuar ky i fundit.]

[20] Fikhu El Ibadat, shejh Ibn Uthejmin (172-173). [Të gjitha rregullat si imsaku dhe hyjra e kohës së sabahut lidhen me agimin e dytë. Asnjë rregull fetarë nuk ka të bëjë me agimin e parë. Talk Ibn Aliu tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Hani dhe pini, e mos e lini syfyrin të shqetësuar nga drita vezulluese e ngritur lart në qiell, (pasi ky është agimi i rremë), por hani dhe pini derisa t’u shfaqet në vijën horizontale agimi ‘i kuq’ (el ahmer)”. Shënojnë Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Albani thotë se hadithi është hasen. Duke komentuar rreth këtij hadithi Tirmidhiu thotë: “Kështu është dhe qëndrimi i dijetarëve të ymetit; ata thonë se nuk ndalohet ngrënia dhe pirja derisa të shfaqet agimi ‘i kuq’ që përhapet në vijën horizontale”. Ibn Hazmi thotë: “Ky agim është fillimi i dritës së diellit. Bardhësia e tij vjen në rritje. Mbase shoqërohet dhe me një përzierje të kuqe të shkëlqyeshme (el Muhala). Hatabi thotë: “Drita vezulluese që ngjitet lart në qiell është drita që ngjitet lart para se të shtrihet në vijën horizontale. ‘E kuqja’ e agimit këtu do të thotë që zbardhja e shtrirë në vijën horizontale të përmbajë fillimet e një të kuqeje. Kur del plotësisht bardhësia shfaqen dhe fillimet e të kuqes. Arabët e krahasojnë agimin me kalin pullali, për shkak se përmban të bardhë dhe të kuqe.” (Mealimus sunen). Albani thotë: “Përshkrimi i agimit të vërtetë si ‘i kuq’ nga Pejgamberi a.s. nuk bie ndesh me përshkrimin që i bën Allahu i Lartësuar: “peri i bardhë”, sepse qëllimi është për të bardhën e përzier me të kuqe, ose ndonjëherë agimi shfaqet i bardhë dhe ndonjëherë shfaqet si i kuq, çka do të thotë se ndryshon në varësi të stinëve dhe të pozicionit gjeografik të linjdes së agimit (Seria e haditheve të sakta). Xhabir Ibn Abdilah thotë: Pejgamberi a.s. ka thënë: “Janë dy agime: njëri është ai që quhet: ‘dhenebus sirhan-bishti i ujkut’, e ky është agimi i rremë që shfaqet për së gjati (vertikalisht) e jo për së gjeri (horizontalisht), kurse agimi tjetër përhapet për së gjeri (horizontalisht) e jo për së gjati”. Shënon Hakimi. Albani thotë se hadithi është i saktë. Sipas variantit të Bejhakiut hadithi është kështu: “Janë dy agime: ai që shfaqet si bishti i ujkut as nuk lejon gjë dhe as nuk e ndalon, ndërsa ai që përhapet për së gjati në vijën horizontale e lejon namazin dhe e ndalon ushqimin.” Ibn Abasi tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ka dy agime: kur shfaqet njëri agim (pra, i vërteti) ndalohet ushqimi dhe lejohet namazi (i sabahut), ndërsa kur shfaqet agimi tjetër (i rremi) ndalohet namazi (i sabahut), por lejohet ushqimi”. Shënojnë Ibn Huzejme, Hakimi dhe Bejhakiu. Albani thotë se hadithi është i saktë. Ibn Huzejme thotë: “Ky hadith dëshmon se nuk lejohet të falet namazi farz para hyrjes së kohës së tij. Togu ‘ndalohet ushqimi’, flet për agjëruesin. Togu ‘lejohet namazi’ bën fjalë për namazin e sabahut.” (Silsiletul ehadith esahiha). Abdurrezaku sjell se Atau ka dëgjuar Ibn Abasin duke thënë: “Janë dy agime: sa i përket agimit që shfaqet si shkëlqim në qiell, ai  nuk quhet gjë dhe as nuk ndalon grënien e ushqimit, porse ushqimin e ndalon agimi që përhapet në majat e maleve”.

Koha e sabahut në Shqipëri:

E kam vrojtuar kohën e sabahut këtu në Shqipëri që prej vitesh, nga një kohë në tjetrën, në pika të ndryshme të vendit, sidomos gjatë stinës së verës. Kam vërejtur se koha e sabahut në periudhën e verës hynë përafërsisht 35-40 minuta pas kohës së imsakut të shënuar në kalendar, ndërsa në periudhën e dimrit hynë përafërsisht 25-30 minuta pas kohës së imsakut të shënuar në kalendar. Atëherë, diferenca e gabimit të kalendarit nga dimri në verë është përafërsisht dhjetë minuta. Në zonat që ndodhen larg ndikimit të ndriçimit, ndotjes dhe pluhurit të qyteteve, sidomos qyteteve të mëdha, agimi dallohet më qartë, por dhe në qytet e mëdha si Tirana ndikimi tyre në dallimin e agimit është i vogël; mbase mund të dallohet agimi pak minuta më vonë se në vendet ku nuk ka ndriçim dhe ndotje. Njëfarë kohe para se të shpërtheje zbardhja e qartë e agimit të vërtetë në vijën horizontale shfaqet në anën lindore të qiellit në zonën ku lind dielli njëfarë zbardhëllimi i cili zgjat derisa përhapet zbardhje e fortë dhe e qartë e agimit të vërtetë. Ky zbardhëllim konsiderohet prej agimit të rremë. Këtë zbardhëllim që i paraprin agimit të vërtetë mund ta vëshë re më lehtë nëse e vrojton agimin në zonat larg ndriçimit të qyteteve. Problemi më i madh që më ka shtyrë të bëj këtë sqarim është se mund të falet namazi i sabahut para kohe, prandaj duhet të bëjmë kujdes që namazin e sabahut ta falim mbasi ka hyrë koha me siguri, por gabimi i kalendarit ketu ka dhe probleme të tjera, siç është ngrënia e syfyrit mjaft heret, e kjo është në kundërshtim me sunetit].

[21] Shih: ‘Hashijetu Ahmed Shakir ala el Muhtesar ElMundhirij bi send Ebi Daud’ (3\233), dhe Temamul Mine të Albanit (417-418).

 

Titulli i Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin

Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl

©xhamiambret.com