Duaja e Natës së Kadrit.✍️

0
2916

♦️Duaja e Natës së Kadrit.✍️

▪️Njerëzit janë krijesa me dëshira, nevoja dhe exhele të caktuara, me një Dynja të zbukuruar në sytë e tyre dhe me një armik të përhershëm, të padukshëm, të egër i cili mund të luaj me ndjenjat e tyre, herë duke ua zbukuruar të keqen dhe afruar drejt saj e herë duke ua urryer të mirën dhe larguar prej saj dhe ata nga të gjitha këto nuk janë të vetëmbrojtur nga ndikimi i tyre veçse me ndihmën e Zotit.

▪️Krijimi i njerëzve në këtë mënyrë i bën ata me patjetër të gabojnë në këtë botë dhe shpëtimi i tyre prej pasojave të gabimeve është vetëm tek kërkimi i faljes prej Zotit, madje Ai për këtë qëllim i ka krijuar ashtu, që do të thotë se u është bërë atyre i mundshëm gabimi që ata të gabojnë dhe pastaj të kërkojnë falje dhe Allahu ti falë ata, siç ka thënë Profeti alejhi selam në një hadith:
«Pasha atë që në dorën e Tij është shpirti im, sikur të mos gabonit, do tju kishte larguar Allahu dhe do të kishte sjellë të tjerë që gabojnë, kërkojnë falje dhe Ai i falë ata».
E transmeton Muslimi.

▪️Bazuar në këtë domethënie të cilën profetët e Allahut e njohin mjaft mirë falë asaj që ata kanë mësuar prej Tij, gjejmë se Profeti -alejhi selam- i mësoi Aishes -radiallahu anha- duanë e Natës së Kadrit e cila përmban kërkim falje:
Allahumme inneke Afu’un, tuhibbul-af’ue fa’fu annij!
O Allah, Ti je falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!

▪️Fjala “El-Af’u” e përmendur në këtë hadith e cila në gjuhën tonë përkthehet “falje” sipas dijetarëve të Islamit do të thotë mosmarrja parasysh e gabimit dhe lënia e ndëshkimit për të.

▪️Kjo dua e cila tregon për natyrën njerëzore dhe gjithashtu përputhet dhe me qëllimin e Allahut të madhëruar nga krijimi i tyre në këtë lloj mënyre, nuk mund t’i përshtatej më shumë sesa Natës së Kadrit, atëherë kur zbret mëshira e Zotit dhe qetësia e Tij për ta falur këdo që i lutet Atij.

▪️O Allah, Ti je falës dhe e do faljen, prandaj na fal ne! Amin!

Dr. Abdullah Nabolli