Cili është qëllimi i agjërimit dhe urtësia e tij?
Imam Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Agjërimi ka ndikim të habitshëm në ruajtjen e gjymtyrëve të jashtme dhe forcave të brendshme, në mbrojtjen e organizmit nga dëmet që i vijnë si pasojë e përzjerjes së lëndëve të ndryshme të dëmshme, të cilat në një moment mund të mbizotërojnë organizmin dhe ta shkatërrojnë atë.
Agjërimi mundëson zbrazjen e këtyre lëndëve si dhe lëndëve të padobishme që pengojnë një shëndet normal.
Agjërimi mbron shëndetin e zemrës dhe të gjymtyrëve, u rikthen atyre atë çfarë ishte rrëmbyer nga epshet (dëshirat) dhe tekat, ndaj agjërimi është ndihmësi më i mirë për devotshmëri, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “O ju të cilët keni besuar u është bërë obligim agjërimi ashtu siç ishte për ata para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare: 185).
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Agjërimi është mburojë.” (Buhariu: 5066), dhe i orientonte të rinjtë të cilët ndjejnë epsh dhe nuk janë mundësi për t’u martuar, që të agjërojnë në mënyrë që t’u shërbejë agjërimi si mburojë. (Buhariu: 4507).
Për të gjitha këto qëllime dhe urtësi, të cilat janë të pranuara dhe të dëshmuara nga logjika e shëndoshë dhe natyrshmëria e pastër, Allahu e ligjëroi agjërimin si mëshirë për robërit e Tij, mirësi ndaj tyre, mburojë dhe dietë për ta.”
📚 (“Zadul Mead”: 2/22-23)