Cfare duhet te bej gruaja kur vjen cikli menstrual gjate muajit te Ramaznit

ÇËSHTJA E GRAVE ME PERIODA NË RAMAZAN

Muadhe Bintu Abdullah el Adevijeh tregon: “Pyeta Aishen (r.a.): Përse gruaja që ёshtё me menstruacione e kompenson agjёrimin, por nuk i kompenson namazet?” Ajo më tha: “Harurije je ti?” – “Jo, nuk jam harurije, por po pyes.” – “Kur na ndodhte kjo, ne urdhëroheshim qё ta kompensonim agjёrimin, por jo namazet.”[1]

Tek imam Tirmidhiu (r.a.) qëndron: “Muadhja e pyeti Aishen (r.a.): “A i kompenson gruaja namazet qё i kalojnë nё ditёt e menstruacioneve?” Aishja i tha: “Mos je harurije ti? Kur ishim me perioda, nuk urdhëroheshim t’i kompensonim namazet”.[2]

Aishja (r.a.) ka thёnё: “Nё kohёn e Pejgamberit (a.s.), pasi kalonim ciklin e menstruacioneve dhe pastroheshim, ai na urdhëronte qё ta kompensonim agjёrimin, por jo namazet”. Këtë rrëfim e sjell Tirmidhiu, që thotё: “Dijetarёt e kanё zbatuar kёtё hadith dhe nuk dimë të ketë ndonjë diskutim mes tyre për çështjen e gruas, që, pasi pastrohet nga menstruacionet, e kompenson agjёrimin, por nuk i kompenson namazet”.[3]

Pyetja e Aishes (r.a.): “Harurije ti?” shprehte një lloj mosmiratimi pёr pyetjen që iu bë. Për sqarim, harurije ishte njё grup havarixhёsh, që jetonin në qytetin Harura, afёr Kufёs. Ata shquheshin për ashpёrsi dhe ekstremizёm fetar.[4] Disa prej tyre e quanin tё detyrueshёm pёr gruan kompensimin e namazeve qё i kalonin gjatё ciklit menstrual, duke kundёrshtuar hadithet e Profetit (a.s.) dhe unanimitetin e dijetarёve tё umetit.[5] Pёr kёtё arsye e pyeti Aishja (r.a.) në atë mёnyrё.

 

Mësime dhe dispozita

  • Ekstremizmi nё fe është i ndaluar. Ёshtё e detyrueshme qё t’u përmbahesh fort teksteve fetare, ashtu si edhe tё pranohen lehtёsimet që ka bërë Allahu pёr robёrit e Tij. Shtrëngimi i tepërt është i papranueshëm, ashtu siç është edhe lirimi i tepërt. Rruga e mesme ёshtё e vetmja zgjidhje, dhe kjo arrihet me marrjen parasysh të tё gjitha teksteve fetare.
  • Ligjshmёria e kundёrshtimit tё çdokujt që e ashpёrson fenë. Kjo bëhet me njё mёnyrё tё pёrshtatshme, e cila arrin qёllimin dhe nuk sjell dёme mё tё mёdha.
  • Nёse dijetari që pyetet mendon se i interesuari ёshtё provokues, nisur nga mёnyra jo e mirё e drejtimit të pyetjes, atëherë i takon pyetësit qё ta qartёsojё pozicionin dhe qëllimin e vet, ashtu siç bёri Muadhja kur tha: “Nuk jam harurije, por po pyes”. Më pas, edhe dijetari e ka detyrё qё të pёrgjigjet qartë me argumentim, ashtu siç bёri Aishja (r.a.).
  • Baza kryesore ligjore që arsyeton dispozitat e Sheriatit janё urdhrat e Allahut dhe urdhrat e tё Dёrguarit tё Tij. Kështu veproi edhe Aishja (r.a.) kur dha përgjigjen e saj. Po tё kishte qenë kompensimi i namazeve i detyrueshёm, patjetër që Pejgamberi (a.s.) do t’i kishte urdhëruar ato që ta bënin, sepse ai ishte njeriu që nuk la asgjё pa shpjeguar dhe qartёsuar për bashkësinë e tij.[6] Kёshtu duhet tё jetё muslimani: i dorёzuar tek Allahu i Lartësuar, respektues i Sheriatit, i kapur pas teksteve fetare të sakta dhe zbatues i tyre, edhe nёse ndonjëherë nuk e kupton urtёsinё apo motivin.
  • Ibn Abdulberri thotë: “Dijetarёt janë të gjithë të mendimit se gruaja nuk agjёron gjatё periudhës sё ciklit menstrual, por e kompenson agjёrimin mё pas, ndërsa namazet nuk i kompenson. Nuk ka diskutim nё asnjё nga këto çështje. Çështjet ku ka ixhma të muslimanëve janë hak. Kur ka qëndrim unanim të ymetit islam në një çështje, nuk mbetet më asnjë arsye për kundërshtim!”.[7]
  • Mosngarkimi i grave pёr të zëvendësuar namazet pas ciklit menstrual ёshtё një lehtёsim i fesë dhe mёshirë e Allahut për to, sepse zëvendësimi i namazeve është vërtet vështirësi, për shkak se krijohet një numër namazesh i madh që do duhet të zëvendësohen. Gratё duhet ta falёnderojnё Allahun e Lartësuar pёr kёtё lehtёsim.
  • Nёse gruaja pastrohet menjёherё pas hyrjes sё agimit, agjёrimi pёr atё ditё nuk ёshtё i rregullt, prandaj ajo duhet ta zëvendësojё atё ditë më vonë.
  • Nёse gruaja hyn nё ciklin menstrual qoftë edhe njё çast para perёndimit tё diellit, agjёrimi i asaj dite prishet, prandaj ajo duhet ta zëvendësojё atё.[8]
  • Nёse gruas i fillon cikli menstrual vetëm njё çast pas perёndimit tё diellit, agjёrimi i asaj dite pёr tё ёshtё i saktё.
  • Nёse gruaja ndien lёvizjen e gjakut tё menstruacioneve ose dhimbjet e tij, ndёrkohё qё ёshtё me agjërim, por nuk del gjё prej saj para perёndimit tё diellit, atëherë agjёrimi i saj ёshtё i saktё.[9]
  • Të sёmurit i lejohet të mos agjërojë, – edhe pse mund të ndihet disi i fuqishëm, – nёse agjërimi e dobëson më tepër apo druhet se mos i rëndohet sёmundja, sepse edhe gruaja me menstruacione mund të ketë fuqi të agjёrojë, por gjakrrjedhja e shoqëruar me agjёrim e dobëson së tepërmi atë.[10]

 

[1]  Buhariu (315) dhe Muslimi (335).

[2] Tirmidhiu (130).

[3] Shënon Tirmidhiu dhe thotё se është hdith i mirё (787).

[4] Shiko: Fet’hul Bari (1/422).

[5] Shiko: Elmugni (1/188), Hashijetus-sindi ala sunen Ennesai (4/191) dhe Umdetul-karii (3/300).

[6] Umdetul-karii (3/301).

[7] Ettemhijd (22/107).

[8] Fetvatё e komisionit tё pёrhershёm (15/155) fetvaja nr (10343).

[9] Kjo fetva ёshtё e Ibn Uthejminit. Shiko: Fetava xhamia lilmereti elmuslimeh (1/325).

[10] Sherh Ibn Battal ala Elbuhari (4/97-98).

Titulli i Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin

Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl

©xhamiambret.com

Read Previous

Mos u sill kurre keq me prinderit.Ja si repsketohet prindi ne Islam

Read Next

Kush ia vuri emrat sureve të Kuranit, Profeti alejhi selam apo dikush tjetër?