A prishet agjerimi kur hedh pika ne sy apo ne vesh?

Pyetje: “Si është vendimi për përdorimin e pikave të syrit gjatë ditës në Ramazan? A e prishin agjërimin apo jo?”

Përgjigje: “E vërteta rreth kësaj ceshtje është se përdorimi i tyre nuk e prish agjërimin, edhe pse ka kundërthënie mes dijetarëve, ku disa prej tyre thanë: “Nëse shija e tyre arrin deri në fyt, atëherë e prishin”.

E vërteta është se nuk e prishin, arriti në fyt shija e tyre, apo jo, sepse syri nuk është vend prej nga futet ushqimi.

Mirëpo, nëse e zëvendëson atë ditë për t’u siguruar dhe për t’i ikur kundërthënieve mes dijetarëve, s’ka problem.

Sido që të jetë, e vërteta është se nuk e prishin, qofshin ato pika në sy apo në vesh”.
(Shejh Ibn Baz- Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneuuiah).

Read Previous

A eshte agjerimi i rregullt nese me ze gjumi per syfyr?

Read Next

A prishet agjerimi kur ha dhe pi nga harresa?Cfare duhet te bej?