A e prishin të vjellat agjërimin?

0
804

Vjellja e qëllimshme

Nëse agjëruesi vjellë qëllimisht, e nxjerrë ushqimin apo pijen me qëllim, përmes gojës, atëherë kjo gjë ia prishë agjërimin.

Pejgamberi salAllahu alehi ue selem ka thënë: “Ai të cilin e mundë e vjella (s’mund ta ndalë, i del pa dëshirën e tij), nuk e ka obligim të bëjë kaza (nuk e ka prish agjërimin e asaj dite), por nëse vjellë qëllimisht, atëherë e ka obligim ta bëjë kaza atë ditë.” Tirmidhiu dhe të tjerë.

Si bëhet vjellja e qëllimshme? Kur njeriu e shtrëngon barkun fortë, apo e ngacmon fytin me gishta a me diçka tjetër, apo nuhatë ndonjë erë që nxitë të vjellën, apo shikon diçka që i vjen të vjellë, duke i bërë këto qëllimisht, i prishet agjërimi dhe duhet ta bëjë kaza atë ditë. Mirëpo, nëse e vjella është pa ndonjë shkak të tillë (të qëllimshëm), atëherë kjo nuk e dëmton agjërimin e tij.

Nëse ndodh që njeriut t’i përzihet lukthi (ka mundim) dhe i vjen e vjella, atëherë nuk duhet të mundohet ta ndalë atë, por e lë t’i dalë lirshëm, sepse kjo mund t’ia dëmtojë shëndetin, dhe kjo nuk ia prishë agjërimin. Nuk duhet përpjekur që gjithqysh ta ndalë të vjellën.

Nëse agjëruesit i del e vjella pa vepruar (pa e ngacmuar), nuk i prishet agjërimi. Në momentin që vepron, i prishet agjërimi.

Hoxhë L. Perçuku.