A duhet te agjeroje nena shtatzen apo gjidhenese?

0
450

Shtatzënia dhe gjidhënia

Gratë shtatzëna dhe gji dhënëse kanë të njëjtin gjykim si personi i sëmurë. Nëse ato rëndohen nga agjërimi, atëherë është ligjësuar për to që të braktisin agjërimin. Në këtë rast, ato janë si personi i sëmurë, janë të obliguara që t’i kompensojnë ditët kur ato munden. Disa dijetarë thonë se është e mjaftueshme që t’i jepet ushqim një personi të varfër për çdo ditë që ato nuk e agjërojnë. Megjithatë, ky mendim është i dobët. Mendimi i saktë është se ato janë të obliguara që t’i kompensojnë ato ditë ashtu sikurse udhëtari dhe i sëmuri.

Allahu (Subhanehu ue te ala) ka thënë:

”Ndërsa ai që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë aq ditë sa nuk i ka agjëruar).” 1

Kjo dëshmohet po ashtu edhe nga ajo që ka transmetuar Enes bin Malik el-Kabi nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë:

”Allahu ka lejuar udhëtar që të mos agjërojë dhe të kryejnë namazin përgjysmë, dhe Ai ka lejuar mos agjërimi për shtatzënën dhe gjidhënësen.” 2

Transmetuar në të pesë librat.

1 2:185

2 Tirmidhi (715), Nesai (2275), Ibn Maxheh (1667) dhe Ahmedi (20341). Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih Ibn Maxheh” (1353).

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: el-Mufid fi Maxhalis Shehr Ramadan, fq. 31-35

perlatmuslimane