Gjerat qe nuk e prishin agjerimin:
Qe agjerimi te llogaritet i prishur duhet qe te plotesoi tri kushte:
A-Te kete dituri per ate qe vepron se ajo gje e prish agjerimin.
B-Te jete i vetedijshem per ate qe vepron,harresa nuk e prish agjerimin.
C-Te veproi me vullnetin e lirë .Domosdoshmeria , detyrimi apo inponimi nuk e prish agjerimin.
Agjerimin nuk e prishin gjerat qe vijojne:
1-Injiksionet jo ushqyese qe nuk jane ne formen e sorumit si : Penicilina,gentamicina,vaksina,gjilpera per mpirje te dhemballes e te ngjashem me keto,pa marre paeasyesh se si merren:Nepermjet muskulit apo nepermjet venave te gjakut.
2-Insulina per diabetiket nuk e prish agjerimin.
3-Pompa e astmës nuk e prish agjerimin.
4-Marrja e gjakut per analiza nuk e prish agjerimin.
5-Heqja apo mbushja e dhembit nuk e prish agjerimin.Por duhet te kete kujdes qe te mos kaperdij diçka poshte ,nese pa dashje kalon diç poshte nuk e prish agjerimin.
6-Mjekimi i plages nuk e prish agjerimin.
7-Pikat ne sy apo vesh nuk e prishin agjerimin.
8-Fibroskopia nese nuk eshte e stimuluar me lubrifikant nuk e prish agjerimin. Allahu e di me se miri.
9-Ilaçet ne forme gargare nuk e prishin agjerimin.Por duhet treguar kujdes mos te te kaloi dic poshte.
Keto ishin disa gjera specifike qe i kane detajtuar dietaret e Islamit si:Ibn Tejmija,Muhamed ibn Ibrahim,Ibn Bazi,ibn Uthejmini,Salih el Munexhid etj.Allahu i mëshiroftë.