2 Cilesi te Nates se Kadrit

0
2110

 

1- Nata në të është e mirë, as e nxehtë as e ftohtë.

Nga Xhabir -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ka thënë: ka thënë Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Unë e pashë natën e Kadrit, e më pas e harrova atë, ajo është në dhjet netët e fundit, dhe ajo është natë e qete dhe e shndritshme, as e nxehtë e as e ftohtë”[26]

2- Dielli në të lind i bardhë, pa rreze.

Natën e Kadrit në tokë do ketë shumë melaike[27]

Nga Ebu hurejta -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Nata e Kadrit është nata e njëzet e shtatë apo njëzet e nëntë, melaiket në atë natë janë në tokë më shumë se numri i guralecave”[28].

[26] Transmeton Ibn Huzejme tek “Sahihu i tij”: 2190, ka thënë shejh Albani -Allahu e mëshiroftë-: është i saktë . . . me transmetimet e tij.

[27] Kjo temë është shkëputur nga “Sahih Ibn Huzejme” 3/332.

[28] Transmeton Tajalisi në “Musnedin e tij”, dhe nga ai Ahmedi, poashtu edhe Ibn Huzejme në “Sahihun e tij”, dhe ka thënë shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- në “Silsiletu Sahiha”: 2205, ky zinxhir transmetimi është i mirë dhe ka hesht për të hafidh Ibn Haxheri në “Fet’h”: 4/209.

Shkëputur nga libri: “Meusuatu Mujesere”: 3/337-346

Autor Husejn Auajshe