Si dhuratë për burrat në Xhenet janë përmendur hyrijet, po për gratë?

Si dhuratë për burrat në Xhenet janë përmendur hyrijet, po për gratë çfarë ka?

Përgjigje: Allahu i Lartësuar për mirësitë në Xhenet thotë: “Atje ju do të keni gjithçka që do t’ju dëshirojë shpirti dhe për ju atje do të ketë çfarë të kërkoni. Kënaqësi nga Falësi i Madh, Mëshirëploti.” (Fusilet 31-32)

Po ashtu thotë: “Aty do të kenë çfarë t’u dëshirojë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.” (Ez-Zuhruf: 71)

Dihet mirë se martesa është një prej gjërave që e dëshiron më shumë shpirti dhe këtë Allahu i Lartësuar do t’ua mundësojë banorëve të Xhenetit, qofshin burra apo gra. Gratë, Allahu i Lartësuar do t’i martojë me ata burra që i kanë pasur në këtë botë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Zoti ynë, futi në xhenetet e Adnit, të cilët ua ke premtuar atyre dhe të drejtëve nga të parët e tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je më Krenari dhe i Urti!” (Gafir: 8)

Nëse një grua nuk ka qenë e martuar në këtë botë, atëherë Allahu i Lartësuar do ta martojë me kë të pëlqejë ajo.

Libri “Kushtet e fesë” – Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

facebook

You may also like...