Kënaqësitë që do të përjetojnë besimtarët në Xhenet

Prej kënaqësive të Xhenetit të përmendura në Kuran:

Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe për atë që i frikësohet qëndrimit para Zotit të tij ka dy Xhenete (kopshte). E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Me degë të shpalosura që bëjnë hije, të mbushura me fruta të shumëllojshme. Cilat  dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! Në ato të dyja ka dy burime që rrjedhin. Cilat  dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! Dhe në to ka prej çdo fruti nga dy lloje. Cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! Të mbështetur në shtretër të mbuluar me mbulesa prej mëndafshi, dhe frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Në ato të dyja ka vasha të dëlira, bukuroshe të brishta, që i ndalojnë shikimet duke mos dashur askënd vetëm bashkëshortët e tyre, e ato nuk i ka prekur para tyre as njeri dhe as xhin. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si xhevahire (rubin) e diamante! E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?! E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!

E nën këta të dy kopshte, ka dy kopshte të tjerë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Në të dy ato Xhennete ka dy burime që gurgullojnë ujë paprerë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Atje ka fruta, palma hurmash dhe shegë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Atje ka hyri syzeza (symëdha) të kufizuara nëpër tenda. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Nuk i ka prekur kush ato para tyre, as xhin e as njeri. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Të mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! I Lartësuar me Madhështi qoftë Emri i Zotit tënd (Allahut), plot Madhëri dhe Nderim!” (Rahman: 46-78)

You may also like...