Xhamia Mbret

Xhamia Mbretërore njëra nga faltoret më të hershme të Shqipërisë dhe që ruhet në formën e saj të themelimit, xhamia brenda kalasë së Elbasanit në distancë më të afërt me portën kryesore të hyrjes në kala.Për qytetin ajo vinte e dyta në rradhë pas xhamisë së ndërtuar nga sulltan Mehmeti i dytë në 1464 kur u ndërmorën shumë punime për restaurimin e mureve rrethuese të kalasë.Mbishkrim datues nuk njihet deri tani, por pa mëdyshje ajo i takon fundit të shekullit. XV e lidhur kjo me themeluesin e saj.Në shkrimin e tij mbi Elbasanit Evlija Celebiu përmend brenda kalasë një xhami të Gazi Sinan Pashës(shih Bicakcinjtë) e cila sipas tij ishte ndërtesë e madhe por e vjetër dhe përdhese”.Ai gjithashtu vëren se muret e saj ishin të mbuluara me shkrime të ndryshme në faqet e jashtme që na bën të mendojmë se ajo ishte e suvatuar, por që nuk kishte minare.Këto vecori të xhamisë nuk përputhen me xhaminë që ndodhet në shek XX në kala të emërtuar e Mbretit.Leon Rei në fillim të shekullit XX e prezanton atë me karakteristika krejtësisht të ndryshme nga xhamia e Gazi Sinan Pashës.Nga pikëpamja stilistike kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera të emërtuara mbretërore që u ndërtuan nga Sulltan Bajaziti i dytë, në fund të shekullit XV në Përmet, Gjirokastër, Berat,Shkodër dhe pse jo në Elbasan.
Xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me cati druri dhe hajat përpara hyrjes.Salla e faltores ka një hapësirë 11.5 x12.3 m.Tërthor aksi i saj, tri kolona druri për arsye konstrutive të mbajtjes së catisë dhe për të rkijuar një mjedis ndarës me sallën nga pjesa e mafilit, janë karakteristike për këtë lloj kompozimi të faltores të hershme islamike.Në murin fundor është theksuar në formën e një nikeje rrethore dhe e kornizuar mihrabi, pranë të cilit ngjitur me të në krahun e djathtë ndodhet shkallarja e mimberit.Prapa kolonës treshe ndodhet mafili prej druri.Xhamia merr dritë nga katër dritare në secilën faqe.Të poshmet janë kuadratike.Në pjesën e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme nga një hark të verbër me majë, në formë lundre.Dritaret e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme një hark të verbër me majë, në formë lundre.Dritaret e sipërme janë të harkuara.Muratura me kluasonazh është tepër e rregull dhe precize në alternimin e gurëve me tullat kornizuese.Me kluasonazh është ndërtuar dhe minareja.Ajo ështe e ulët në lartësi, por kalon mjaft bukur trupi në ballkonin e sherifasë e me seksion më të ngushtë në pjesën e sipërme ku mbështet koni i majës i realizuar me fletë metalike prej plumbi.Hajati i xhamisë ka qenë i realizuar prej strukturash druri disa herë pothuajse me të njëjtën mynyrë, me përjashtim të atij të rikonstruktuar vitet e fundit të shekullit XX që nuk përligjet shkencërisht.Për këtë Xhami parashikohen ndërhyrje të tjera restauruese, të cilat synojnë restaurimin e minares dhe trajtimin estetik të fasadave të jashtme dhe mjedisit rrethues.