Vullneti i hekurt i shejh Albanit

Ishte caktimi i Allahut, qe ne vitin 1389 Hixhri qe korespondon me vitin 1969, te burgosesha bashke me disa dijetare te tjere, pa asnje arsye dhe pa bere asnje faj. Gabimi yne i vetem ishte se kishim ftuar ne rruge te Allahut dhe u kishim mesuar njerezve fene e Allahut.
Ata me cuan tek burgu i kalase dhe ne disa burgje te tjera te Damaskut.
Pas nje fare kohe me lane te lire, per te me burgosur per here te dyte ne vendin e quajtur: Xhezijratu el Ekdi, ku qendrova disa muaj, te cilat shpresoj te jene ne rruge te Allahut.
Ishte caktim i Allahut qe me vete te kisha vetem librin tim te preferuar Sahih Muslim, nje laps dhe nje gome.
Ne burg u angazhova per realizimin e endrres time ne permbledhjen dhe perpunimin (aty ku e kerkonte nevoja) te Sahihut te Muslimit.
Brenda tre muajve arrita ta perfundoj, nderkohe qe punoja në të dite- nate, pa ndjere lodhje e as dembelizem.
Ne kete menyre, ajo qe armiqte e umetit deshen ta kthenin ne hakmarrje ndaj nesh, u kthye ne miresi, frytet e te ciles i shijojuan te gjithe nxenesit e dijes ne cdo vend.
Dhe per kete, falenderimet i takojne vetem Allahut, qe me miresine e Tij realizohen punet e mira.

[Jeta e dijetarit te madh Albani fq 14].

You may also like...