займы онлайн

Teuhid dhe sociologji

Teuhid dhe sociologji nga Ibn Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë.

Thotë Ibn Tejmije:“Sa më i nënshtruar të jetë robi ndaj Allahut, sa më nevojtar të jetë për Të e sa më i bindur ndaj Tij, aq më afër do të jetë më Allahun, aq më i dashur do të jetë për Të, dhe më lartë në pozitë tek Ai.
Ndërsa te krijesat, siç kanë thënë: ‘Ji nevojtar për kë të duash, do të jesh robi i tij, tregohu i panevojshëm ndaj cilit të duash, do të jesh si ai (në një gradë me të), dhe bëji mirë kujt të duash do të jesh udhëheqësi i tij’… …

Njeriu është në pozitën më të lartë dhe ka më shumë vlerë atëherë kur nuk ua ka nevojën të tjerëve në asnjë lloj forme. E nëse ti u bën mirë atyre dhe nuk ua ke nevojën, do të jesh në pozitën më të lartë të mundshme tek ata. E kur ti tua kesh nevojën, – qoftë edhe për një gllënjkë ujë – do të pakësohet vlera jote tek ata në po të njëjtën masë që është nevoja jote për ta. Dhe kjo është prej urtësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij, në mënyrë që feja (përkushtimi i plotë) të jetë e gjitha për Allahun, dhe të mos i shoqërohet Atij asgjë.

Për këtë arsye Hatim el Esamm kur u pyet: ‘Si mund të shpëtosh nga njerëzit?’ – tha: ‘Duke shpenzuar ato që ke për ta, dhe të mos shpresosh asgjë të tyren. Por nëse ti ua shpërblen atyre dhe ata janë nëvojtarë, nëse nevojat janë të barabarta (e jotja për mallin dhe e tyre për paranë) atëherë jeni të barabartë, si puna e tregtarit me blerësin, asnjëri prej të dyve nuk ka ndonjë pozitë mbi tjetrin. E nëse ata kanë më shumë nevojë për ty, do të të nënshtrohen.”

Mexhmuul fetaua/ vëll. 1/ fq.44

You may also like...