займы онлайн

Si të mësojmë Islamin 6

1. Cilat janë shkallët e Fesë Islame?

1. a. Islami. b. Imani. c. Ihsani.

2. Cilat janë tri duatê e pranuara tek Allahu?

2. a. Duaja e atij që i është bërë padrejtësi, zullum. b. Duaja e udhëtarit. c. Duaja e prindit për fëmijët e tij.

3. Kush është miku i Allahut dhe baba i pejgamberëve?

3. Ibrahimi alejhi selam.

4. Cila ishte vepra e parë e vepruar nga Pejgamberi alejhi selam pasi bëri hixhretin preje Mekës në Medine?

4. Vepra e parë ishte ndërtimi i Xhamisë në Medine.

5. Në cilin vend do ta mbys Isai alejhi selam Dexhalin?

5. Në Palestinë

6. Kush ishte i pari i cili u quajt me emrin Ahmed?

6. Ai ishte Muhamedi alejhi selam dhe nuk ishte quajtur askush para tij me emrin Ahmed?

7. Cilat vende janë përmendur në Kur’an?

7. Mekeja, Medineja, Egjipti, Medjeni, Sebeja dhe Babili.

8. Pse u quajt Sureja Et Turë me këtë emër?

8. U quajtë kështu sepse Allahu xhele veala filloi këtë sure me kodrën Turi Sina në të cilën Allahu xhele veala i foli Musait alejhi selam.

9. Kush êshtë pêr qëllim në ajetin Kur’anor,-” Atë ia mësoi, Ai fuqiploti”- (Sure Nexhm,-5)?

9. Xhibrili alejhi selam

10. Cilat janë ato dy rekate namaz të cilat janë më të mira se dunjaja dhe gjithçka qka është në dunja?

10. Dy rekatet sunet të Namazit Sabahut.

11. Kush e vrau Xhalutin?

11. Davudi alejhi selam.

12. Kush ishte Pejgamberi i parë i dërguar tek pabesimtarët?

12. Nuhi alejhi selam.

13. Në cilin vend është kodra e Uhudit?

13. Në Medine.

14. Pse sureja el Fatiha u quajt nëna (baza,strokell, ose dicka qe kthehet tek ajo) e Kur’an?

14. Sepse me suren el fatiha hapet Kur’ani dhe kjo sure ngërthen në veten e saj bazat dhe gjërat kryesore të Akides.

15. Cila ishte lufta e fundit në të cilën mori pjesë Muhamedi salallahu alejhi selam?

15. Lufta e Tebukut.

16. Cila ishte sureja e cila ishte shkak i udhëzimit tê Omerit Allahu qoftê i kënaqur me të!?

16. Sureja Ta Ha.

17. Cila ishte gjëja e parë e cila u derogua u ndryshua nê Islam !?

17. Qështja e Kibles ose ndrrimi i saj.

18. Cila êshtê gjêja e parê e fesê e cila do të humbet nga praktimi tek njerëzit!?

18. Amaneti.

19. Ka ardh nê hadithë se dy sy nuk i prek zjarri i Xhehenemit,pêrmendi kêta dy sy!?

19. Syri i cili ka qajtur nga frika e Allahu dhe syri i cili nuk ka fjetur duke bërê roje nê rrugên e Allahut.

20. Cili êshtë ajeti më i gjatê në Kur’an!?

20. Ajeti ku flitet rreth borxhit. Ajeti në Suren el Bekareh: nr. 282

21. Kush êshtë vlla i qumshtit (kane thithur gjinje prej nje gruaje) i Muhamedit salallahu alejhi ve selem !?

21. Abdullah ibnul Harith.

22. Kush e pa i pari në endërr thirrjen e ezanit dhe pastaj e lajmroi Muhamedin salallahu alejhi ve selem!?

22. Abdullah ibn Zejd el Ensariji Allahu qoftë i kënaqur me të!

23. Cila nga gratë e Muhamedit salallahu alejhi ve selem transmetoi më së shumti hadithe nga Pejgamberi alejhi selam!?

23. Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

24. Kush ishte ai qê e vrau Zubejr ibnul Avamin !?

24. Ibn Xhurmuzi.

25. E kundêrta e dyshimit !?

25. Bindja.

26. Ebi Xhehl Amrun bin Hashim kishte nofkê, cila ishte ajo !?

26. Koka e kufrit (pabesimit).

27. Cili ishte deshmori më i vogêl në moshë nê luftên e bedrit !?

27. Umejr bin ebi Vekas,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

28. Kush është autor i librit,- ” Burrat rreth Pejgamberit”!?

28. Halid Muhamed Halid.

29. Cila është dispozita e faljes së Namazit në drejtim të Kibles!?

29. Kusht është dispozita e faljes së Namazit drejt Kibles.

30. Çka është ,- ” El Hutametu,” fjalë e cila êshtë përmendur në Kur’an, suren el Humezeh ajeti 5!?

30. El Hutametu është zjarri i ndezur fortë.

31. Çka është ,- ” Namazi,”!?

31. Namazi është adhurim i cili përbëhet nga fjalë dhe vepra të caktuara si dhe fillon me Tekbir e përfundon me Selam..

32. Cilat janê etapat në të cilat do të kalojê njeriu?

32. Etapat nëpër të cilat do të kalojë njeriu janë; 1. Etapa njeriut në barkun e nënës. 2. Etapa e njeriut në jetên e dunjas. 3. Etapa e njeriut në berzah apo jeta ne varrë. 4. Etapa e njeriut në Ahiret-botên tjetêr.

33. Në cilin udhëtim Pejgamberi alejhi selam udhëtoi me shtazën e quajtur,- ” Burak,-“!?

33. Në Natën e Israsë dhe Miraxhit.

34. Kush filloi i pari të agjêronte?

34. Davudi alejhi selam.

35. Cila ishte jahudikja me të cilën u martua Muhamedi alejhi selam pasi ajo pranoi Islamin?

35. Safija Allahu qoftë i kënaqur me tê.

36. Kush êshtê pêr qêllim nê ajetin Kuranor në suren el Kalem ajeti 19,-” Ne do ta dêmkosim atë nê turi(nê hundê)”?

36. El Ahnes bin Shurejk( الأخنس بن شريق).

37. Sa ishte numri i melaikeve qê morên pjesê nê luftên e bedrit me Pejgamberin alejhi selam dhe muslimanêt?

37. 1000melaike morên pjesê nê luftên e bedrit, argument êshtê ajeti nr.9 nê suren el enfal.

38. Ceke njê emêr tê Xhibrilit alejhi selam, njêherit ky emér êshtê cekur edhe nê Kur’an?

38. Qê ka mendje precize. ذو مرة Ajeti nr. 6 sure en Nexhm.

39. Cilat sure në Kur’an fillojn me Elhamdulilahi ?

39. Sureja el Fatiha, Enam, El Kehf, Sebe dhe Fatir.

40. Cilat janë shtyllat e umres !?

40. 1. Ihrami 2. Tavafi umres 3. Sa’ji umres.

41. Ceki disa nga emrat e sures fatiha !? 41. 1. Umul Kitab 2. Umul Kur’an 3. Seb’ul Methãnī

42. Cila ështê sureja tê cilên e ndêgjuan xhinêt leximin e saj dhe thanë, ” me tê vêrtetê ne kemi ndêgjuar njê Kuran qê mahnit”? 42. Sureja el Alek.

43. Kush ishte Pejgamberi i sprovuar me sêmundje por ai u tregua sabêrli dhe falënderues ?

43. Ejubi alejhi selam

44. Cila sure nê Kur’an fillon pa Bismilahin ?

44. Sureja et Teube.

45. Cila ishte ajo grua jaudike e cila hudhi helm në ushqimin e Muhamedit alejhi selam?

45. Zejnebja bija e Harithes ishte gruja e Salim bin Mishkem.

46. Nê sa vende nê Kuran êshtê pêrmendur fjala-, ” Iblis”?

46. 11 vende. 47. Sa herê éshtê pêrmendur muaji Ramazan nê Kuran?

47. 1 herê.

48. Cila êshtê lutja të cilên pejgamberi alejhi selam e thoshte nê tê gjitha punêt e tij?

48. Bismilah.

49. Kush llogaritet shtëpia e paqes dhe shpêtimit?

49. Xheneti. 50. Si e ka emrin pema e cila gjendet nê Xhehenem?

50. Pema e Zekumit.

51. Kush llogaritet dita e kthimit?

51. Dita e Kijametit.

Autori: Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasan Xhemil

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

You may also like...