Prej sëmundjeve më të rrezikshme të cilat e godasin robin është ashpërsia e zemrës.

Prej sëmundjeve më të rrezikshme të cilat e godasin robin është ashpërsia e zemrës.

Feja jonë e pastër na e ka sqaruar këtë, na ka treguar ilaçin për këtë sëmundje dhe na tregon disa rrugë për ta eleminuar atë. Prej këtyre rrugëve të posaçme për eleminimin e ashpërsisë së zemrës jane:

Lutja, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër. Unë i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet! (El-Bekare, 186)

Leximi i Kur’anit dhe meditimi në ajetet e tij: Allahu i Lartësuar thotë: “Sikur ta zbrisnim këtë Kur’an mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu.” (El-
Hashr, 21)

Përmendja e shpeshtë e Allahut: Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve qetësohen kur kujtojnë Allahun. Dijeni, se me përmendjen e Allahut zemra gjen qetësi.” (ER-Ra’d, 28)

Kërkimi i shpeshtë i faljes dhe pendimit: Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaju robërve të Mi që i kanë bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu me siguri i fal të gjitha gjynahet.”(EZ-Zumer, 53)

Përmendja e vdekjes dhe vizita e varrezave: I Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam- thotë: “Ju pata ndaluar nga vizita e varrezave, por vizitojini ato, sepse ato ju kujtonë vdekjen.”

Shoqërimi me njerëzit e mirë dhe pjesëmarrja në tubimet e tyre: Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të tyre në mëngjes dhe në mbrëmje..” (Kehf, 28)

Bamirësia ndaj të varfërve dhe të vobektëve: I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thenë: “Nëse do që të zbutet zemra, ushqeje të varfërin, dhe fërkoja kokën jetimit.”

You may also like...