займы онлайн

Pastrimi i shpirtrave dhe edukimi i tyre që të adhurojnë Allahun, Një, të Vetëm

Mesazhet e zbritura nga Allahu synojnë të rregullojnë gjendjen e njeriun dhe rruga drejt këtij qëllimi është edukimi i robërve në adhurimin e Allahut. Çelësi me të cilin të Dërguarit hapën zemrat e njerëzve, ishin ajetet e Allahut të cilat flisnin rreth Zotit të tyre dhe i lidhnin zemrat e tyre me Të. Kështu drejtohen zemrat dhe fytyrat e robërve për tek një Zot i Vetëm.

Boshti rreth të cilit sillet i gjithë Kur’ani, është përmbledhja e cilësive të Allahut, përmbledhja e veprave të Tij në Univers, sqarimi i Madhështisë së Tij, ftimi i njerëzve për t’iu përgjigjur ligjeve të Allahut dhe për t’iu larguar gjërave që tërheqin zemërimin e Tij, si dhe sqarimi i shpërblimit që u jep Allahu atyre që i binden dhe i ndëshkimit me të cilin do t’i ndëshkojë ata që e kundërshtojnë.

Ky konstatim, siç ka ardhur në Kur’an, ka qenë dhe do të jetë faktori kryesor që lëviz zemrat, trondit nefset (vetet) dhe zhduk ndyrësirat e të këqijat që i pengojnë njerëzit nga e mira.

Lexojeni fjalën e Allahut, e cila tregon për ndikimin që lënë në shpirtrat e të mirëve të Umetit, këto ajete të zbritura prej Tij:

“Allahu zbriti fjalët më të shkëlqyera, një Libër, pjesët e të cilit i përngjajnë njëra-tjetrës, në mirësi e vërtetësi, shpesh i përsëritur. Lëkurat e atyre që kanë frikë Zotin e tyre, dridhen prej tij. Pastaj lëkura dhe zemra e tyre zbutet me përkujtimin e Allahut”. (Ez-Zumer: 23)

Njohja e emrave dhe cilësive të Allahut, të mbron nga rrëshqitja në gabime, të ngre pas rënies në gabim (gjynah), të hap derën e shpresës, të ndihmon për durim dhe të mbron nga pesimizmi dhe dembelizmi.

Zemrat e njerëzve, ndoshta dëshirojnë të veprojnë gjynahe, por kur kujtojnë se Allahu i sheh dhe se do të dalin para Tij, tërhiqen dhe largohen nga ato. Njeriu bie në gjynah, e pastaj kujton mëshirën e madhe të Allahut dhe nuk vazhdon më në veprimin e tij, nuk zhytet më shumë në rrugën e shkatërrimit, por kthehet tek Zoti i Tij, i Cili e pranon teuben (pendimin) e robërve dhe i mëshiron ata.

Robin e prekin fatkeqësi dhe gjëra të urryera, por ai nuk shqetësohet dhe nuk shfaq panik. I mbështetet Allahut dhe i përballon gjërat e urryera me zemër të kënaqur. Ibnul Kajim ka thënë: “Prej sekreteve të Kur’anit të madhërishëm, është se ai u drejtohet njerëzve me shprehje të cilat u shfaqin atyre Zotin e Lartësuar nëpërmjet cilësive të Tij. Në disa ajete, Allahu u shfaqet njerëzve me anë të cilësive të madhërisë dhe lartësisë. Këta i bëjnë njerëzit që të nënshtrohen, t’u thyhen zemrat, t’i drejtohen Atij me zëra të përkushtuar dhe t’u shkrihet mendjemadhësia, siç shkrihet kripa në ujë. Në disa ajete u shfaqet me anë të cilësive të bukurisë dhe përsosmërisë, të cilat tregojnë për bukurinë dhe përkryerjen e qenies. Kjo bën që njerëzit ta duan Allahun me të gjithë fuqinë e dashurisë që kanë, sipas njohurive të tyre rreth bukurisë dhe përsosmërisë së cilësive të Tij. Kështu që zemra e robit boshatiset nga çdo gjë tjetër, përveç dashurisë për Allahun.

Kur u shfaqet me anë të cilësive të mëshirës, bamirësisë dhe butësisë, lëviz fuqia e shpresës në zemrat e robërve dhe angazhohen për të punuar sa më shumë që të arrijnë mirësitë e Allahut.

Kur u shfaqet me cilësitë e drejtësisë, hakmarrjes, zemërimit, urrejtjes dhe ndëshkimit, frenohet nefsi që urdhëron për të keqen, dobësohet fuqia e tij për epsh, zemërim, lojë, lakmi dhe haram, e i shtohet frika nga ndëshkimi i Allahut.

Kur u shfaqet Allahu me anë të cilësive të urdhërimit, ndalimit, besës, porosisë, dërgimit të të dërguarve, zbritjes së librave dhe ligjvënies, atëherë lëviz dëshira dhe fuqia e robërve për ta zbatuar e përcjellë të vërtetën dhe për të besuar lajmet me të cilat kanë ardhur të dërguarit.

Kur u shfaqet me anë të cilësive të dëgjimit, shikimit dhe dijes, rigjallërohet dhe aktivizohet tek robi fuqia e turpit. Ai turpërohet që Zoti i tij të shikojë e të dëgjojë atë që e urren Ai, ose të fshehë në zemrën e tij atë që e bën të urryer tek Allahu. Kështu që lëvizjet, thëniet dhe mendimet e tij, do të rendin sipas kritereve dhe standardeve të Sheriatit.

Kur u shfaqet me anë të cilësive të mjaftimit, dashurisë, rregullimit të gjërave në interes të tyre, shmangies së fatkeqësive prej tyre, ndihmimit të të dashurve të Tij dhe mbrojtjes së tyre, rigjallërohet tek robi fuqia për t’iu mbështetur Allahut, për t’i dorëzuar sukseset dhe rezultatet e punëve në dorë të Tij, si dhe për t’u kënaqur me atë që vepron Allahu ndaj tij.”[1]

1) Marrë në mënyrë të përmbledhur nga “Esmaull-llahi ue sifatuhu” (El Eshkar).

 

You may also like...