Nxitoni drejt faljes së gjynaheve

Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit,
hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për
të devotshmit,
të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur
janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet
njerëzve. Allahu i do bamirësit.
Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm
vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e
kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me
vetëdije në gabimet që kanë bërë,
pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të
gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët
rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i
bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!
(Ali Imran: 133-136)

You may also like...